Themeluesi i PD nuk ndalet me akuzat për Bashën: Tur turpi, sillen sikur humbja…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zenel Hoxha, themelues i degës së parë të PD në Tiranë në 1990 që ka kërkuar që në krye të herës dorëheqjen e kreut aktual të PD Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, analizon turin e kryedemokratit nëpër Shqipëri për të gjetur fajtorët e humbjes, raporton newsbomb.al.

Zenel Hoxha, aktualisht në krye të dhomës shqiptaro-britanike të Tregtisë thotë se Basha duhet të pranonte përgjegjësinë e dështimit si një lider me vizion perëndimor, por po mban peng PD dhe po tërheq zvarrë demokratët.

Postimi i Zenel Hoxhës

ESKURSIONI (TURI) I TURPIT

Në vend që të jepte dorëheqjen e parevokueshme dhe të pranonte përgjegjësinë e dështimit më të turpshëm në historinë 30-vjeçare të PD-së, Lulzim Basha vendosi të zgjasë agoninë duke ndërmarrë një tur turpi. Në Tiranë, në Durrës, në Lezhë, demokratët që punuan pareshtur për të sjellë ndryshimin dhe që u lanë në baltë nga mungesa e vizionit të drejtuesve, sot detyrohen nga ky kryetar në largim që të buzëqeshin dhe të sillen sikur humbja nuk ka ndodhur.

Në vend që të largohej me dinjitet duke ndjekur modelet perëndimore të cilave u janë referuar gjithmonë demokratët e vërtetë, Lulzim Basha po e mban peng PD-në dhe po i tërheq zvarrë demokratët nëpër turin e humbjes. Mbështetur nga individë pa histori dhe kontribute në Partinë Demokratike, sot ai po përpiqet të uzurpojë Partinë Demokratike.

Lulzim Basha mund të tregonte guxim dhe lidership duke bërë një mea culpa dhe u tërhequr, por ai preferon të hiqet si zot shtëpie dhe të tërheqë vëmendjen me një tur akuzash ndaj armiqve të vërtetë dhe imagjinarë, a thua se shqiptarët dhe demokratët kanë ende kohë për të humbur.

Lexo edhe :  Pamje të rënda/ Greqia tronditet sërish, boksieri ekzekutohet nga vrasës me pagesë (Video)

Pas tetë vitesh opozitë, Partia Demokratike do të vazhdojë të vuajë pafuqinë përballë kësaj qeverie për hir të rrugës pa krye ku e drejtoi strategjia e gabuar e Lulzim Bashës. Pas tetë vitesh, shqiptarëve nuk iu ringjall dot shpresa dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi personale për këtë. PD ishte aty përpara se të vinte ai dhe do vazhdojë të jetë dhe shumë kohë pasi ai të ikë.

Zenel Hoxha

Themelues i PD

Anëtar i Komisionit Nismëtar

Kryetar i parë i Degës PD Tiranë

12.12.1990


Të fundit

‘E kanë droguar dhe e kanë përdhunuar’, flet xhaxhai i të miturës: Vajza ka tentuar të vrasë veten (Video)

Xhaxhi i të miturës e cila u abuzuar seksualisht nga 5 persona në Rrëshen, ka deklaruar se vajza ka...

U njohën në “Facebook”, i riu i mbyll gojën vajzës dhe e përdhunon në takimin e parë

Një rast i abuzimit seksual u zbulua këtë të premte nga mediat greke në Athinë. Një vajzë 22-vjeçare u njoh me një bashkëmoshatar në...

Vjedhje në Gardën e Republikës/ Kishte frikë hajdutët dhe nuk i mbante lekët në banesë

Një punonjës i Gardës së Republikës, ruhej aq shumë nga hajdutët se nuk i besonte çelësit të shtëpisë. Si ambientin më të sigurt, ai...

Gjenden eshtrat e 24 personave të varrosur në oborrin e një ish-polici në El Salvador

Eshtrat e 24 personave janë gjetur në oborrin e shtëpisë së një ish-polici në që u bë më pas u bë kreu i një...

Dërgon babanë në spital me karrocë druri, pamje therëse nga situata e COVID (Video)

Një burrë nga India është detyruar ta bartë babanë e tij të sëmurë për në spital me një karrocë të drurit, pasi nuk kishte...

Lajme të tjera

Web TV