Rama poston video nga transformimi i zyrave të DRSHTRR: 197,000 shërbime në vit, duke eliminuar radhët e gjata

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon në të cilën shfaqet transformimi i zyrave të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Fier dhe Lushnje.

Në videon e publikuar përmes rrjetit të tij social Facebook, paraqiten pamjet e zyrave si kanë qenë në të shkuarën dhe si janë transformuar tani.

Përmes postimit të tij, kryeministri shkruan gjithashtu se DRSHTRR, Fier dhe Lushnje ofron 197 mijë shërbime në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparencë.

Gjatë videos shfaqet edhe një punonjëse e DRSHTRR, e cila flet lidhur me shërbimet të cilat ofron zyra si dhe kushtet.

“Ndodhemi në zyrat rajonale Lushnje degë e Drejtorisë së Transportit Fier ku kryen mesatarisht 24 mijë shërbime në vit për 34 mijë drejtues mjeti, siç mund të shihni ndodhemi në kushte dinjitoze shërbimi për qytetarët dhe personelin. Ofrojmë shërbime me cilësi dhe komoditet pas vëmendja jonë është tek qytetari.”, shprehet ajo.


Të fundit

FOTO/ Ky është 25 vjeçari që u vra në Shkodër, fqinji e qëlloi me kallashnikov se i ngacmonte vajzat

Emiljano Ndou është 25 vjeçari që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ai u qëllua për...

Vrasja e 25-vjeçarit me kallashnikov/ Autori: Nuk e durova më, ma kishte sjellë te hunda

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodur në Shkodër, ku një 25-vjeçar mbeti i vrarë me kallashnikov. Viktima është shtetasi Emiljano Ndou në...

Çfarë është e pakthyeshme pas një viti pandemik/ Nga Salman Rushdie

Në librin e saj të famshëm “Sëmundja si metaforë”, Susan Sontag – vetë një e mbijetuar nga kanceri, e cila vite më vonë u...

Komisioni/ Miratohet shkarkimi i Metës, provat që fundosin presidentin

Komisioni Hetimor ka miratuar unanimisht raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Partia Socialiste së bashku me deputetët jashtë këtij grupi parlamentar kanë...

Shpërthim në Lushnjë, tritol në derën e një apartamenti

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gafurr Muço, rreth orës 02:35,...

Lajme të tjera

Web TV