“Lironi Palestinën, Allahu Ekber” / Policia procedon 15 persona për protestën në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 15 persona, për protestëne zhvillur në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit: E. S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Me thirrjet, “Lironi Palestinën”, dhjetëra qytetarë janë mbledhur dje në sheshin Skënderbej për të protestuar kundër Izraelit.

Gjatë tubimit, ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestuesit, pasi sipas tyre, nuk po zbatoheshin kufizimet kundër koronavirusit.

Pas presioneve të Policisë, protesta u zhvendos në rrugën e Kavajës, ndërsa qytetarët kanë vijuar me thirrjet: Lironi Palestinën! Allahu Ekber!

Qytetarët kanë kërkuar që të dinë publikisht qëndrimin e qeverisë shqiptare, duke kërkuar “llogari” për falenderimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ndaj vendit tonë

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV