Padia për emërimin dhe shkarkimin e ministrave, sot përballja e parë e Ramës me Metën në Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dita e sotme është caktuar nga Gjykata Kushtetuese data për përballjen e parë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, për çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave për dekretimin e ministrave.

Seanca ishte planifikuar që të zhvillohej me 25 mars, por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese u shty.

Gjykimi do të mbahet në Kushtetuese aty ku Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Përpara zgjedhjeve ka pasur vazhdimisht përplasje në distancë mes tyre, pasi presidenti dhe kryeministri e kanë parë 25 prillin në këndvështrime të ndryshme. Edhe pse e tha si premtim se do të dorëheqet nga pozicioni i Presidentit të Republikës nëse Rama fiton 71 mandate, Meta nuk e mbajti fjalën.

Pasi PS fitoi zgjedhjet, Meta doli në një deklaratë për shtyp nga Presidenca dhe ka folur sikur të mos kishte hedhur akuzat më të rënda për procesin zgjedhor por e përshëndeti atë. Meta tha se tashmë duhet reflektuar deri në shtator. Ndërkaq edhe Vlora ka qenë një nga zonat që u kthye në barut ndezës mes tyre.


Të fundit

A do të hiqet ora policore? Ja çfarë thotë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, foli për heqjen e orës...

I maskuar dhe me bidon benzine në dorë, shihni lëvizjet e autorit që i vuri flakën lokalit në Myslym Shyr (Video)

Tetë ditë më parë u raportua një ngjarje ku një lokal kishte marrë flakë dhe ishte djegur duke pasur vetëm dëme materiale. Ngjarje kishte ndodhur...

Kim Jong-un me dorë të hekurt: Do visheni dhe do prisni flokët siç dua unë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është një nga diktatorët e pakët të botës. Ai, shpesh ndërmerr vendime ekstreme ndaj qytetarëve të tij. Vendimi...

Vetëm dy orë përpara ngjarjes, ky është elementi që mund të ‘groposë’ grabitësit që vranë 20-vjeçaren në Greqi

Vrasja e 20-vjeçares britanike nga grabitësit në lagjen Glyka Nera të Athinës në Greqi po shkon drejt zbardhjes. Një tjetër element kryesor i rëndësishëm është zbuluar nga...

Hapja e kufirit me Greqinë për punëtorët sezonalë, reagon Ministria e Jashtme

Njoftimi i plotë Duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën...

Lajme të tjera

Web TV