Emri/ Kush është 21-vjeçari që drejtonte fugonin me 123 mijë paund 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëpunimi i shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore çoi në sekuestrimin e një shume të madhe parash të padeklaruara në kufi.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit, një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

Sekuestron 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën të fshehura pakot me paund e stërlina.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe seksionin për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Durrës, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë dhe atyre doganore, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia, me drejtues shtetasin Olsi Sefolli, 21 vjeç, banues në Hamallë.

Gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.

Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., për veprat penale” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Lexo edhe :  Arrestimi i kryetarit në detyrë i bashkisë së Himarës, zbardhen detajet

Ndërkohë, nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar në këtë vepër penale.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV