Shpallja e Berishës “non grata” nga SHBA, Balla risjell në vëmendje aferën e CEZ që i kushtoi 414 milionë euro dëm shtetit shqiptar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sërish pas vendimit të DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social facebook, Balla risjell në vëmendje aferën e CEZ, ku thekson se është dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite.

Sipas numrit dy të PS, Taulant Balla veprimet e Sali Berishës i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar, teksa ka paralajmëruar se kjo çështje nuk mund të mbyllet këtu.

Ai thekson gjithashtu se duhet të hetohen me urgjencë personat e përfshirë në këtë aferë, duke nisur nga Berisha.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Kush kishte të drejtë?!

36 përballje gjyqësore me berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga berishët ndaj meje.

Po kujtoj sot aferën CEZ, dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës&co i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.

Kjo dosje duhet rihapur me urgjencë. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën”, shkruan Balla.


Të fundit

U kap me 36 kg kokainë në makinë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 36 kg kokainë. Mësohet se 48-vjeçari...

Shpërthen Covidi në një shkollë fillore në Kinë, fëmija karantinohet i vetëm në spital

Fëmijët e shkollës fillore me pantallona të bardha, me çantën e shkollës ende mbi supe, u dërguan të gjithë vetëm, pa prindërit e tyre, në karantinë...

Situata e COVID-19/ 959 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/ 959 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit 959 raste të reja me koronavirusit jane regjistruar ne 24 oret e...

Aksidenti i frikshëm/ I riu me “Range Rover” përplaset me trenin, telefonon menjëherë të ëmën (Video)

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, kur një shofer i dehur përplaset fuqishëm me Range Rover-in e tij me një tren në ecje, duke...

Biblioteka Kombëtare dita kushtuar Ippenit

E mërkura, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë ishte dita kushtuar kontributit të jashtëzakonshëm dhe personalitetit shkencor të albanologut austro-hungarez, Theodor Ippen, në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV