Soreca lë ‘me gisht në gojë’ opozitën: OSBE tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka zhvilluar takime në Durrës për zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat për krime zgjedhore.

Soreca ka cituar dhe OSBE/ODIHR të cilët thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Këtu ka theksuar se në qendrat e votimeve ka pasur përmirësime krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të degjoj problematikat edhe për zgjedhjet, cfarë funksionoi e cfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Eshte vleresim i mire pjesemarrja e te rinjve qe votuan per here te pare. Kjo eshte teper pozitive dhe te rinjte kane mundesi t’ju degjohet zeri. Ne kemi projekte te vazhdueshme me te rinjtë.

Ne kemi marre pjese ne diten e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte te monitoronim proceduren dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo qe kemi pare eshte se ne qendrat e votimit ka pasur permiresime ne krahasim me zgjedhjet e mëparshme”, tha ai.

Megjithatë ambasadori i bëri thirrje SPAK që të hetojë krimet zgjedhore.

“Eshte shumë e rendesishme te ndiqen te gjitha parregullsitë, te hetohen e shikohen. Per ne eshte e rendesishme qe nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore te shikohen parregullsite. Edhe SPAK ka mandat me te zgjeruar per te hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim ceshtjet nga afer. Ne me qeverine qendrore dhe vendore do jemi zeri juaj”.

Të fundit

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Lajme të tjera

Web TV