Trafiku i 2.5 tonë kanabisi nga Shqipëria në Itali, SPAK kërkon 17 vite burg për ish-efektivin e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për ish nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj.

Ish-polici është arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh nga Shqipëria në Itali.

Për të njëjtën çështje, janë dënuar më parë edhe shtetasit Emiljano Cili me 18 vite, ku me gjykim të shkurtuar i është zbritur në 12 vite, Artur Riza, 18 vite, edhe ky në 12 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Të dy këta persona janë akuzuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të Lelajt në trafikun e 2.5 tonë kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë.

OPERACIONI NE 2017

Në dhjetor të 2017, Policia arrestoi nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, së bashku me 12 persona të tjerë, të cilët akuzohen për trafikim ndërkombëtar droge. Për këtë grup, hetimet kishin filluar që në muajin janar 2017, ndërsa pjesë e strukturës kriminale ka qenë edhe Julian Balliu. Përgjimet telefonike treguan se Lelaj ishte mjaft aktiv në trafikun e drogës dhe se ka trafikuar 250 kg hashash drejt vendeve të BE-së.

droga kultivohej në disa zona të Vlorës dhe më pas mblidhej në Fier, ku edhe ngarkohej në kamionë që transportonin paleta druri drejt Gjermanisë. Sipas përgjimeve, rezulton se Lelaj ka trafikuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal edhe 250 kg drogë, kryesisht nga Vlora dhe Durrësi.

Po kështu, burimet thonë se Lelaj ishte në rolin e organizatorit të grupit dhe se ka bashkëpunuar edhe më një ish-polic tjeter Renato Avduli. Sipas dosjes hetimore, Festim Lelaj kishte bashkëpunëtorët e tij edhe në Portin e Durrësit, dy ish-policë kufitarë, tashmë të arrestuar, edhe një doganier. Droga, pasi ngarkohej në kamionë në qytetin e Fierit, nisej drejt Durrësit.

Të fundit

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Lajme të tjera

Web TV