U gjet i vrarë më thikë, momenti kur 4-vjeçari rrëmbehet në gjumë (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pamje rrëqethëse janë publikuar nga mediat, për vrasjen brutale të një 4-vjeçari në Dallas të SHBA.

Në këtë video shihet se si autori i vrasjes, një 18-vjeçar, rrëmben nga krevati vogëlushin 4-vjeçari i cili po flinte me vëllanë e tij binjak.

Fëmija fatkeq u gjet i vrarë brutalisht të shtunën e kaluar në mëngjes dhe autoritetet bëjnë përgjegjës 18-vjeçarin Darin Broun (i riu i treguar në video) për rrëmbimin dhe vrasjen e tij, ndërsa motivet mbeten ende të panjohura.

Broun, i cili tashmë është arrestuar nga autoritetet, u kthye në shtëpi pasi Cass Guernon i vogël kishte vdekur, për të provuar të rrëmbente vëllain e tjetër, Carter. Pamjet nga kamera e sistemit të sigurisë tregojnë 18-vjeçarin që qëndronte mbi të miturin. Vetëm një zhurmë në banesë ka bërë që ai të largohet dhe vogëlushi të mos pësojë të njëjtin fat tragjik. “Vizita” e dytë e rrëmbyesit ndodhi dy orë pas të parës.

Dje, mjeku ligjor i cili kishte ndërmarrë ekzaminimin e trupit të Cassit të vogël në Dallas zbuloi se vdekja e tij erdhi nga plagët e shumta të shkaktuara me thikë.
Të dy vëllezërit ishin nën kujdesin e një gruaje 39-vjeçare me emrin Monica Serod , e cila jeton në këtë shtëpi me familjen e saj. Sherod është ish-partneri i babait biologjik të binjakëve dhe u kujdes për fëmijët kur ai u zhduk pa ndonjë informacion marsin e kaluar.

39-vjeçarja ishte ajo që njohu 18-vjeçarin kur pa videon nga kamera në dhomën e fëmijëve. Vlen të përmendet se dhoma ku flinin binjakët ishte e vendosur në pjesën e pasme të shtëpisë, afër hyrjes së pasme, mjaft larg dhomave të gjumit, gjë që pjesërisht justifikon faktin se veprimet e autorit nuk u dëgjuan.
Sipas saj, 18-vjeçari arriti të hynte në shtëpi përmes derës së garazhit që ishte lënë e shkyçur dhe më pas theu derën e pasme. Sherod e njihte Broun si vëllain e një shoku të djalit të saj të madh, por ajo nuk e ka idenë pse adoleshenti sulmoi binjakët.

Lexo edhe :  Në Kuvend diskutohet që ta shkarkojnë, Meta ia merr valles në presidencë (Video)


Të fundit

Mbrëmë u vra Delon Troqe/ Në 4 muaj u ekzekutuan 4 persona në Vlorë, të gjithë të dënuar më parë

Vlora është tronditur sërish dje nga breshëritë e kallashnikovit! Në mes të qytetit një tjetër të riu iu mor...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Rinas 50-vjeçari nga Egjipti

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim ndërkombëtar vihet në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit. Si rezultat i...

Vidhnin me dhunë në Durrës e qytete të tjera, arrestohen 3 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Durrës, të akuzuar si autorë të disa vjedhjeve...

Rama e nis ditën duke dhënë jep një lajm të mirë

22 Maji është dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se dallëndyshja Krahëzezë e Detit sapo e ka...

Edhe Ilir Meta ‘luftë’ SHBA-ve, reagon për shpalljen e Berishës ‘non grata’

Pas Sali Berishës, edhe Presidenti aktual i vendit ka sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Postimi i plotë Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në...

Lajme të tjera

Web TV