Zbulohet dëshmia e të arrestuarit për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi Greqinë disa ditë më parë, ku gjatë një grabitje, mbeti pa jetë një 20-vjeçare. Për krimin e rëndë, autor kryesor vijon të mbetet shtetasi 36-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili u arrestua të premten në tentativë për tu larguar nga Greqia përmes pikës kufitare Kipon Evros.

Mediat greke së fundmi kanë zbardhur edhe dëshminë e dhënë prej tij para hetuesve.

36-vjeçari mësohet se mbajti një “qëndrim negativ” duke refuzuar të bashkëpunonte me drejtësinë. Burimet për gazetat greke e kanë përshkruar të arrestuarin si një “hipokrit” duke shpjeguar se gjatë marrjes në pyetje ai vazhdimisht ndryshonte qëndrim.
“Më lër të mendoj për këtë”, kjo është shprehja e vazhdueshme të cilën ai e përdori në përgjigjen e pyetjeve të vazhdueshme të policisë, të cilët i kërkuan të zbulonte se çfarë dinte për ngjarjet në Glyka Nera. Megjithatë ai e la të hapur mundësinë e përfshirjes së rasti.

Ndërkohë autoritetet po presin përgjigjet e analizave për gjurmët e gishtërinjve dhe të ADN të gjetura në banesën e familjes së Karolinës fatkeqe e cila humbi jetën gjatë grabitjes.
36-vjeçari i arrestuar nuk ishte i panjohur për zyrtarët e Sigurimit. Në vitin 2017 ai u akuzua për tentim vjedhjeje të një supermarketi, si dhe për vjedhje të një shtëpie në Atikë, ndërsa në vitin 2015 u ngrit një çështje kundër tij për vjedhje nga Sigurimi i Alexandroupolis.

Dënimi me burg, që ai kishte kryer kishte të bënte me akuzën e shkeljes së ligjit për të huajt.

Ai u rendit në listën e zezë si “Hajdut” për shkak të kontakteve që pretendohet të ketë mbajtur me anëtarë të fuqishëm të mafies së vendit të tij.


Të fundit

Trafik droge/ Shoqërohen në Polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut

Janë shoqëruar në polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut. Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të tyre në...

“Çështje edhe më të vështira po vijnë”/ Yuri Kim: SHBA do të jetë më Shqipërinë derisa drejtësia të jetë funksionale

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish për Reformën në Drejtësi, teksa thekson se ajo është e vërtetë. Duke u ndalur te Gjykata...

‘E kanë droguar dhe e kanë përdhunuar’, flet xhaxhai i të miturës: Vajza ka tentuar të vrasë veten (Video)

Xhaxhi i të miturës e cila u abuzuar seksualisht nga 5 persona në Rrëshen, ka deklaruar se vajza ka qenë në gjendje shumë të...

U njohën në “Facebook”, i riu i mbyll gojën vajzës dhe e përdhunon në takimin e parë

Një rast i abuzimit seksual u zbulua këtë të premte nga mediat greke në Athinë. Një vajzë 22-vjeçare u njoh me një bashkëmoshatar në...

Vjedhje në Gardën e Republikës/ Kishte frikë hajdutët dhe nuk i mbante lekët në banesë

Një punonjës i Gardës së Republikës, ruhej aq shumë nga hajdutët se nuk i besonte çelësit të shtëpisë. Si ambientin më të sigurt, ai...

Lajme të tjera

Web TV