Nga Frrok Çupi
Shpallja “Non grata” nga SHBA e liderit të PD-së Sali Berisha, ka sjellë reagimet e shumë analistëve dhe personaliteteve në vend. Frrok Çupi, në qëndrimet e tij për ka theksuar se kjo është një nga ngjarjet më të rënda dhe se që nga viti 1992 e gjithë Shqipëria ka punuar në interesat e familjes Berisha.
Berisha me aktet e tij korruptive ka minuar demokracinë’ për analistin Frrok Çupi është një nga definicionet dhe përcaktimet më të forta që është bërë deri më sot për çdo tiran të botës. Çupi tha për Report Tv se po të mos ishte SHBA në krahun e Shqipërisë, dinastisë së korruptuar Berisha nuk do i jepej dot fund. Berisha me aktet e tij korruptive ka minuar demokracinë’ për analistin Frrok Çupi është një nga definicionet dhe përcaktimet më të forta që është bërë deri më sot për çdo tiran të botës. Çupi tha për Report Tv se po të mos ishte SHBA në krahun e Shqipërisë, dinastisë së korruptuar Berisha nuk do i jepej dot fund. Analisti tha se që kur Berisha ka marrë pushtetin në 1992 e gjithë Shqipëria ka punuar në interesa të familjes Berisha. Sipas Çupit aferat e Sali Berishës janë aq të mëdha sa për fakt të tij u shkaktuar një luftë civile që të fshihej korrupsionin me thyerjen e embargos së naftës dhe armëve për Afganistanin dhe Serbinë dhe më pas pastroi lekët me hapjen e firmave piramidale. Por edhe në 2005 tha Çupi, Berisha vuri të gjithë qeverinë e tij në funksion të familjes së tij duke u dhënë toka e pasuri shtetërore fëmijëve të tij.
“Përcaktimi që Blinken ka dhënë për Berishën për korrupsionin e tij ka dëmtuar demokracinë është definicioni më i fortë që është dhënë deri më sot për çdo tiran të botës. Gjithashtu Shqipëria ka punuar për familjen Berisha që prej ’92 dhe faza e parë që u mbyll me luftën civile në 97 ishte për arsye të korrupsionit të Berishës. Akti i parë ishte thyerja e embargos dhe shitja e armëve dhe naftës nga Afganistani deri në Serbi dhe e gjithë ajo para ka kaluar nga duart e Berishës dhe më pas firmat piramidale, që u hapën me qëllim që të laheshin paratë e fituar nga embargo e armëve dhe naftës. Faza e dytë e korrupsionit të tij ishte në 2005 kur Berisha vuri të gjithë qeverinë dhe shtetin në funksion të familjes së tij duke i thënë toka fëmijëve të Berishës. Këtë herë ne kishim në krah SHBA, ndryshe nuk mund t’i jepej fund kësaj dinastie krejtësisht të korruptuar dhe shkatërrimtare për vendin”, tha Çupi. Çupi tha se Sali Berisha është i vetmi person që ka përfshirën në korrupsionin e bërë edhe fëmijët e tij, ndryshe nga tiranët më të mëdhenj të botës dhe kokat e mafies që i mbanin fëmijët larg dhe të mbrojtur nga krimet. Analisti tha se fëmijët e Berishës, gjithashtu të shpallur non grata nga SHBA, duhet të dalin para drejtësisë dhe se duhet t’i kthejnë lekët e vjedhura popullit. Çupi tha në Report Tv se lajmi i mirë është se më në fund drejtësia e re do të punojë. “Bota ka pasur plot tiranë dhe kapobanda të mafias por kanë qenë as fisnik që fëmijët t’i lënë jashtë krimit, ndërsa në rastin tonë kemi Berisha i ka shtyrë fëmijët drejt zjarrit, drejt dhunës e korrupsionit dhe sot ato duhet të paraqiten në dyert e drejtësisë dhe t’i kthejnë paratë popullit. Ka mbaruar drejtësia e plepave të Berishës dhe fillon drejtësia moderne do shohim se si do të vendoset drejtësia dhe mbase të kemi fatin të na kthejnë paratë. Ky është lajmi i mirë sot, se drejtësia e re po funksionon”, tha Çupi. Ditën e djeshme, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA duke i futur ato në ‘listën e zezë’. Blinken shkruan se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në deklaratën e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.
A do ta “vrasë babanë politik” këtë herë Lulzim Basha?
Si për koiçidencë vendimi i Departamentit Amerikan i Shtetit për të shpallur person “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, përkoi me turin e kryedemokratit Lulzim Basha në qytetin e Shkodrës për denoncimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Nga Shkodra, Basha ngriti edhe një herë dyshimet e opozitës për manipulimet e zgjedhjeve duke deklaruar se ato u manipuluan nga dyshja Rama-Doshi. “…sikurse e dinë shkodranët dhe e gjithë Shqipëria, nuk ka PSD. Ka një ndërmarrje të përbashkët të Edi Ramës dhe të Tom Doshit për të fshehur nën siglën e kësaj ndërmarrjeje, të padëshiruarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka PSD, sepse ka tre kandidate të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, që të tre drejtorë të Partisë Socialiste. Nuk ka as PSD, as PS, por është regjimi Rama-Doshi që bleu me paratë e grabitura të shqiptarëve mjerimin që jua ka shtruar në sofra çdo familje shkodrane dhe shqiptare”, shton Basha. Kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e ka përdorur kartën e DASH në dhjetëra fjalime e diskutime duhet të tregojë vullnetin e tij se nuk përdor dy standarde në qëndrimet e tij politike. Atij i duhet të vendosë që të vrasë “babain e tij” politik duke mos e përfshirë në Parlament numrin pesë të listës së Tiranës, të padëshiruarin e SHBA-ve, Sali Berishën.
Prej kohësh, Bashës i kanë kërkuar që në shprehjen figurative politike njihet si “vrasja e atit politik”. Madje kjo është kërkuar me forcë nga Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli, por që Basha që njihej si ‘delfin” i Berishës nuk e kishte pranuar. Madje në librin e tij, “Misioni im”, i nxjerrë përpara zgjedhjeve shprehej se “Berisha nuk kishte qenë kurrë një barrë, por një këshillues”. Ky vendim lidhej me faktin se që lideri i ri i çdo partie duhej të vendoste për t’u përfundimisht nga paraardhësi, ashtu siç veproi edhe Angela Merkel me kancelarin Helmut Kohl, liderin e CDU, që e kishte atë si të përzgjedhurën e tij. “…Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo ne formimin tim, dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të vrasim babanë”. Babai respektohet në shoqërinë tonë dhe kudo në shoqëritë e shëndosha: jeta ndjek ciklin e saj dhe gjërat shkojnë dhe ecin për para dhe përvoja veçse mund të vleje. Kjo ftese e përhershme për të ‘vrarë babanë’ më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim”, shkruan Basha në librin e tij. Pas një muaji nga zgjedhjet jemi në një situatë të re, dhe ky klasa politike e ka marrë mesazhin e rëndësishëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit që kush është shpallur person “non-grata” nuk duhet të jetë pjesë e Parlamentit shqiptar, që të mbajë ndonjë post publik, apo të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Basha ndodhet para këtij vendimi me “dhuratën” e bërë nga DASH për largimin e Berishës nga Parlamenti. Ky mund të jetë edhe shahu mat i politikës amerikane ndaj kryedemokratit Basha.