Fundi i Mitit/ SHBA shpall “non grata” Berishën dhe familjen e tij

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Shtetit i vendos “kufirin e pakalueshëm” Sali Berishës dhe familjes së tij. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është shprehur se aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri.

 

Nga Fernada Cenko

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur zyrtarisht “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, duke iu ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse Berisha ka 8 vite që nuk është më kryeministër, në një reagim zyrtar, DASH deklaron se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur me anë të një postimi në Twitter se, aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Blinken ka shpallur publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Blinken theksoi se SHBA mbetet e bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri. “Sot, unë shpall përcaktimin publik të Sali Berishës, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës. Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, është shprehur Blinken. Sipas tij, Berisha është i gatshëm të mbrojë veten dhe familjen e tij, duke ju nënshtruar llogaridhënies ndaj institucioneve. “Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”, tha Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai në deklaratën e tij të publikuar në llogarinë e tij në Tëitter ka përmendur edhe emrat e familjes Berisha duke i vlerësuar të papërshtashëm për të hyrë në SHBA. “Ky përcaktim bëhet në bazë të Nenit 7031(c) të Aktit të Departamentit të Shtetit për Buxhetin për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse, 2021. Përveç Berishës, unë përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë janë të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ai. Sipas tij, ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-ve për mbështetjen e reformave politike që janë kyçe për institucionet demokratike të Shqipërisë. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë krah popullit shqiptar. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete të tilla për të nxitur përgjegjësinë për personat e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”, përfundon deklarata e tij në llogarinë personale në Twitter.

Lexo edhe :  Cilit persian i detyrohemi algoritmin, algjebrën dhe përdorimin e zeros?

 


Të fundit

Nuk është thjesht Berisha

Nga Plator Nesturi Vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur persona non grata ish- kryeministrin Berisha dhe familjen e...

Katër kandidatë për kreun e PD-së, Basha futet si kryetar për kryetar

Nga Fernada Cenko Një ditë para se të përfundojë afati i dorëzimit të kandidaturave për kreun e Partisë Demokratike, duke shpallur zyrtarisht garën për kryetar....

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2021

Dashi Shmangni mbingarkesën dhe shkoni në palestër për ta mbajtur veten në formë. Nëse jeni student dhe dëshironi të studioni jashtë, një krizë financiare në...

Policia jep detaje për vrasjen e Delon Troqes: Humbi jetën në spital, dyshohet se autorët…

Një 38-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri të premten në darkë në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Burimet nga policia thanë se ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV