Përdhunuan në grup 15-vjeçaren nga Mirdita, publikohen fotot e autorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë nga pesë persona, ka tronditur mbarë opinionin publik. Siç u raportua në media ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit, në periudhën janar-prill të këtij viti, por rasti është denoncuar nga e mitura vetëm mbrëmjen e së hënës së kësaj jave.
Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar shtetasit, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe shtetasin e mitur me iniciale A.Gj., 17 vjeç që të pestë banues në fshatin Tarazh të Mirditës. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të shantazheve, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, me një shtetase 15- vjeçare banuese në Tarazh.
Dyshohet se 15-vjeçarja ka patur lidhje me njërin nga 5 personat. Ai i ka bërë video dhe më pas e ka shantazhuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që prej muajit janar. Së fundmi në rrjet janë publikuar edhe fotot e pesë autorëve që abuzuan me 15-vjeçaren.

Të fundit

4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura

Sipas “The Marriage Foundation”, martesat që bëhen për herë të parë kanë 45% shanse që të përfundojnë në divorc,...

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Lajme të tjera

Web TV