Rama zbulon shifrën/ Ja sa ka shkuar numri i të vaksinuarve në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 700 mijë të vaksinuar ka tashmë në vendin tonë në një koha që bota ende po përballet me virusin COVID. Ka qenë kryeministri Edi Rama që e ka bërë të ditur këtë shifër.

Ditën e djeshme në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave kaloi kontrata për 500 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac, të cilat do të vijnë nga distributori turk, duke plotësuar kështu mungesën e saj, si në Tiranë edhe në rrethe.

Qeveria shqiptare kishte rënë dakord në parim për një sasi prej 1 milion vaksinash, por kontrata e parë u bë për 500 mijë, të cilat u aplikuan me shpejtësi te qytetarët, bazuar në planin e vaksinimit, ku pjesa më e madhe e qytetarëve ka bërë dozën e parë dhe vetëm disa prej tyre arritën të merrnin të dyja dozat.

Ata të cilët duhet të bënin dozën e dytë të vaksinës Coronavac, nuk u vaksinuan për shkak të mungesës së vaksinës. Përveç Tiranës, mungesa janë krijuar edhe nëpër qendra shëndetësore në rrethe.

Por, këtë të mërkurë, ka marrë miratimin në qeveri, sasia prej 500 mijë vaksinash të tjera, të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV