Skandali me Greqinë, pas 15 vitesh rikthehen eshtrat e 108 banorëve në Kosinë të Përmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy varreza murale të pazakonta për traditën shqiptare, mbajnë të betonuara eshtrat e 108 banoreve të hershëm të fshatit Kosinë në Permet. Katër punëtorë të cilët nuk deklarojnë se kush i paguan punojnë në varrezat publike të Kosinës për të sistemuar muralet.

Burimet thanë se janë rikthyer eshtrat e 108 personave që u zhvarrosën në 2006 me pretekstin se janë eshtra të ushtarëve greke të rënë në luftën italo-greke. Një ditë më parë është kryer rivarrosja e eshtrave në një ceremoni të fshehtë larg syrit te mediave, ku morën pjesë Prefekti i Gjirokastrës, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Konsulli grek. “Report TV” shkoi këtë të mërkurë në fshatin Kosinë, ku shumica e banorëve refuzojnë të flasin për këtë çështje.

“Unë jam i ardhur nuk flas dot”, thotë një banor. “Nuk i dimë këto varret, unë kam ardhur vonë”, shprehet një tjetër”, “ata na thanë që do bëhet një varrezë masive greke, mirë apo keq, ata e bënë”, thotë një tjetër banorë.

Jashtë kamerave, mësojmë se banorët i tremben ndonjë sugjestionimi nga autoritetet greke tek te afërmit e tyre janë emigrantë në vendin fqinj.

Kujtojmë se në qendër të këtij skandali ishte prifti At Vasil Themollari, i cili në vitin 2016 kreu zhvarrimet nga oborri i Kishës së Shën Mërisë. Asokohe pati reagime të shumta dhe u trajtua si një skandal, pasi zhvarrimet u kryen në mënyrë të paligjshme. Tashmë pas 15 vitesh, duket se Greqia ka hequr dorë nga pretendimi se eshtrat i përkasin ushtarëve greke./Shqiptarja

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV