U fut në ‘listën e zezë’ të SHBA/ Berisha paralajmëron konferencë për mediat, ja kur do dalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë sot një komunikim me mediat. Konferenca është konfirmuar nga burime zyrtare për gazetarin Osman Stafa dhe do të mbahet në orën 18:00 në Hotel Rogner, ndërsa vjen një ditë pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken që e shpalli non-grata ish-presidentin dhe ish-kryeministrin bashkë me familjen e tij.

“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi Sekretari Amerikan i Shtetit.

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Pasditen e djeshme Berisha shprehu keqardhje për vendimin në fjalë duke deklaruar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.

Berisha ftoi Sekretarin e Departamentit te Shtetit, Antony Blinken që të publikojë dokumentet ku faktohen pretendimet e SHBA-ve. Mes të tjerash ish-kryeministri deklaron se në lidhje me denoncimin e projektit për ndryshimin e kufijve të Kosovës ka marrë kërcënime.

Të fundit

Kur do shpërndahen fondet? Afati mbyllet nesër, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione!

Fermerët kanë edhe pak orë në dispozicion për të aplikuar për Skemën Kombëtare dhe të marrin mbështetje financiare nga...

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do të revolucionarizonte fizikën dhe kuptimin...

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ancelotti: “Mbrojtja është mënyra e vetme ndaj Cityt, Guardiola më komplimentoi”

Real Madrid nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta. Dhe...

Krisja Meta-Kryemadhi/ Minxhozi ‘thumbon’ çiftin: Pas rënies së votave iu duhej një alibi

Analisti Skënder Minxhozi thotë se krisja Ilir-Metas Kryemadhi ka ardhur pasi partia e tyre ka pasur rënie të votave në zgjedhjet e fundit. Në një...

Lajme të tjera

Web TV