Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës: Iu lut Ibrahim Licit që të mos e vriste

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit Ergys Malja, i cili u la sot në burg, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër. Malja ka akuzuar Ibrahim Licin si autorë të ngjarjes. I mituri ka treguar se me viktimën ishin nisur në Livadhe për të marrë disa bimë hashashi që ai kishte mbjellë dhe aty i ka dalë përpara Ibrahim Lici.

15-vjeçari thotë në dëshminë e tij se Mustafa i ishte lutur Licit që të mos e vriste, duke i thënë “mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë”, por se ai e kishte goditur menjëherë. Malja tregon edhe fjalët e fundit që Lici, sipas tij, i ka thënë Endri Mustafës “qofsh i xhenetit”.

“Më 15 maj solla në banesë një qingj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 miëj lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera. Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thash së kisha mbjellë 150 rrënjë hashash 3-mujorsh në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që ti merrja t’i çonim te shtëpi për t’i tharë. Pas kësaj bisede u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00 u nismë për në Libvadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e Bypass-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur “Gropa e eskavatorit”, ku kisha hashashin. Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë duke i thënë ‘aman mos më vrit pas Zotin se kam fëmijë’. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai.


Të fundit

Policia jep detaje për vrasjen e Delon Troqes: Humbi jetën në spital, dyshohet se autorët…

Një 38-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri të premten në darkë në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Burimet nga...

“Një snajperist duke qëlluar”/ Video që bëri bujë rinis hetimet për krime lufte në Sarajevë

Prokurorët për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, kanë nisur hetime pas publikimit të një videoje, në të cilën supozohet se një snajperist shihet duke gjuajtur...

U ekzekutua me 15 plumba, familjarët e Delon Troqes dhunojnë me grushte mjekun e Reanimacionit

Pas ekzekutimit me 15 plumba të 38-vjeçarit Delon Troqe mbrëmjen e sotme në Vlorë, familjarët e tij kanë dhunuar një mjek reanimacioni. Viktima u dërgua...

“Do të na bëjnë presion për çështjen e Kosovës”, flasin mediat serbe: Vuçiç i frikësuar për takimin me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës. Siç...

“Jam zhveshur për Mozzik-un”, Loredana habit me deklaratën

Çifti i njohur i reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik, janë në prag të publikimit të albumit të tyre më të ri. Të gjithë kishim menduar...

Lajme të tjera

Web TV