“Adriatik Llalla u dogj prej Metës”/ Gazetari Artan Hoxha tregon kur do shpallet “non grata” Presidenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ky vendim është komentuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku i ftuar në studio ishte gazetari i njohur, Artan Hoxha, i cili tha se ndodhi ajo që pritej që ndodhte.

Gjithashtu gazetari i njohur tregoi se kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika. Ai tha se Ilir Meta do të shpallet “non grata” sapo të largohet nga Presidenca.

“U ndëshkua për atë gjë që ka bërë në detyrë, gjate kohës që ai ka qenë në detyrë. Është futur në listën e zezë për korrupsion. Për shumë shqiptarë është konsideruar si një dënim i vogël, por ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë i vetmi gjykim, do kemi dosje dhe hetime të tjera ku do shohin se Llalla ka qenë i përfshirë”, tha gazetari i njohur.

Sipas tij, Llalla u prezantua nga Meta dhe më pas u zgjodh nga Berisha si prokuror i Përgjithshëm, e si pasojë mbronte interesat e tyre.

“Llalla vetë ka thënë se ish-ambasadori, Donald Lu, i ka kërkuar që të arrestojë Metën. Por i vetmi arrestim ishte që më shoqëroi mua dhe më mori celularët. Avioni me kanabis është i lirë ashtu si dhe piloti italian. Janë sekuestruar dy celularët e mi, ku njëri është shkri aq i vjetër ishte, dhe një i ri”, shtoi Hoxha.

Gazetari vijoi duke thënë se ish-prokurori i Përgjithshëm është ndëshkuar si kamikazi i dy personave që janë në listën e Amerikës, njëri u shpall Berisha, e tjetri do shpallet sa të largohet nga Presidenca.

I pyetur nëse Amerika po ndihmon PS-në për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra, gazetari u shpreh se “nuk beson se SHBA ndërhyjnë në këtë punë, pasi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar si ngjarje të brendshme”.

Lexo edhe :  I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

“Është penalizuar ushtari i Berishës dhe Metës. Dy janë me meritë në listën e zezë dhe presim të tretin. Aleati i Berishës nuk themi dot se ishte Nard Ndoka, por zëvendëskryeministri i tij, Meta. Ky i fundit do të shpallet ‘non grata’ sapo të largohet nga Presidenca”, tha Hoxha.

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV