Gjenden eshtrat e 24 personave të varrosur në oborrin e një ish-polici në El Salvador

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Eshtrat e 24 personave janë gjetur në oborrin e shtëpisë së një ish-polici në që u bë më pas u bë kreu i një bande në El Salvador, duke shkaktuar një shok të madh në vendin latin.

Zyrtarët thanë se oborrin e tij mund të jenë të varrosur deri në 40 trupa. Shumica besohet se janë trupa të grave ose vajzave. Nxjerrja e të gjithë trupave mund të zgjasë edhe një muaj.

Policia e shtetit të vogël të Amerikës Latine beson se ky zbulim tregon për një rrjet sekret të vrasjeve që ka operuar për më shumë se një dekadë. El Salvadori është në mesin e shteteve me shkallën më të lartë të vrasjes së grave në Amerikën Latine.

Ish-polici Ernesto Osorio Chavez, 51 vjeç, u ndalua këtë muaj në Chachuapa për vrasjen e një gruaje 57-vjeçare dhe vajzës së saj 26-vjeçare. Ai është hetuar edhe më parë për krime seksuale dhe rrëfeu për këto vrasje në polici.

Megjithatë, kur ekipet policore kontrolluan shtëpinë, ata gjetën së paku shtatë gropa me trupa njerëzish, disa prej të cilëve mund të jenë varrosur para dy vjetësh. Për këtë rast po përballen me akuza së paku dhjetë persona. Në mesin e të dyshuarve ka ish-policë, ish-ushtarë dhe trafikues të njerëzve, tha komandanti i policisë civile, Mauricio Arriaza Chicas. Prokurorët thonë se në mesin e viktimave mund të ketë edhe minorene nga dy deri në nëntëvjeçare.


Të fundit

U njohën në “Facebook”, i riu i mbyll gojën vajzës dhe e përdhunon në takimin e parë

Një rast i abuzimit seksual u zbulua këtë të premte nga mediat greke në Athinë. Një vajzë 22-vjeçare u...

Vjedhje në Gardën e Republikës/ Kishte frikë hajdutët dhe nuk i mbante lekët në banesë

Një punonjës i Gardës së Republikës, ruhej aq shumë nga hajdutët se nuk i besonte çelësit të shtëpisë. Si ambientin më të sigurt, ai...

Gjenden eshtrat e 24 personave të varrosur në oborrin e një ish-polici në El Salvador

Eshtrat e 24 personave janë gjetur në oborrin e shtëpisë së një ish-polici në që u bë më pas u bë kreu i një...

Dërgon babanë në spital me karrocë druri, pamje therëse nga situata e COVID (Video)

Një burrë nga India është detyruar ta bartë babanë e tij të sëmurë për në spital me një karrocë të drurit, pasi nuk kishte...

Ndryshimet e vajzave të “Për’puthen”, kirurgia plastike zbulon ndërhyrjet që kanë bërë

Konkurrentet e “Për’puthen” komentohen vazhdimisht për ndryshimet në pamjen e tyre, që nga momenti që janë bërë personazhe publike e deri më sot. Ndryshimet vijnë...

Lajme të tjera

Web TV