Mero Baze: Gjyqi Berishës në Francë si gjyqi i Fazlliçit në Londër

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në vitin 2008, ndërsa kisha bëra disa emisione investigative rreth Damir Fazlliç dhe bizneseve të tij me Argita Berishën, prokuroria u vu në lëvizje. Alarmi u bë i madh, pasi Berisha nuk thoshte dot më që po e sulmoja pa fakte dhe se vajza e tij ishte e përfshirë në një çështje të pastër pastrim paresh me transaksione Qipro-Tiranë me aksionet fiktive të një kompanie të Fazlliçit.

I gjendur keq se si të mbrohej Damir Fazlliç u tregua i talentuar. I futi një intervistë tek Fevziu dhe pastaj i mbushi mendjen Edi Palokës që mua më kishte hedhur në gjyq në Londër për këto kauzat dhe më kishte dënuar me 50 mijë paund. Paloka e tha disa herë i ekzaltuar dhe pastaj sa herë vazhdoja shkruaja për berishët, dilte gjithnjë një idiot që thoshte “je dënuar në Londër”, “je dënuar në Londër”, doktori është i pastër.

Edhe pse ishte gjithçka për të qeshur, pasi ç’punë kishte një serbo boshnjak, të hidhte në gjyq një gazetar shqiptar, në Londër për një shkrim të bërë në Shqipëri, sërish në Partinë Demokratike ku logjika është shpallur armiku i parë i madh dhe është zbuar jashtë mureve, funksiononte. D.m.th. ata e gjenin një ngushëllim meqë u ishte kapur me presh në duar vajza e kryetarit.

E njëjta histori po ndodh tani. Sali Berisha ka marrë një dënim të përjetshëm si minues i demokracisë në Shqipëri, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe njeri që është pasuruar për shkak të pushtetit.

E ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shteti amerikan, nga institucionet amerikane dhe është i paapelueshëm, i panegociueshëm dhe mbi të gjitha i paprecedent për historinë e kombit shqiptar në këto nivele.

Lexo edhe :  Trafikonin emigrantë të paligjshëm në BE arrestohen babë e bir (Video)

Tani ky njeri nuk ka më as histori, as nder, as dinjitet dhe siguri se do të jetë i lirë. Kjo natyrisht është një fatkeqësi e madhe që mos të rëntë në shpinë.

PD si partia  e parë antikomuniste e Shqipërisë dhe pro amerikane, tani ka liderin historik të ndëshkuar nga SHBA dhe familjen e tij të damkosur si të korruptuar.

Për t’i gënjyer ata militantët në oborr, ai imitoi dje Damir Fazllicin. I futi një konferencë shtypi si Edi Paloka dikur dhe tha atë Antoni Blinken do ta padisë në Francë, përmes një avokati që njeh.

D.m.th. një familje shqiptare e vlerësuar si e korruptuar nga institucionet e SHBA do ta heq njollën në Francë me një avokat që njeh Berisha.

Siç thoshte Fazlliçi që kam hedhur në gjyq Mero Bazen dhe e kam dënuar në Londër. Por të paktën Fazlliçi nuk e thoshte vet, por gënjente idiotët që donin të mbronin Argitën më shumë se atë dhe pasi e thoshte, i fuste një të qeshur duke pirë konjak, dhe nuk e merrte as vet seriozisht.

Boll ta besonte Edi Paloka. Kurse ky në përpjekje për të gënjyer Edi Palokën dhe tru shpëlarët e vet, po përpiqet ta besoj dhe vet që po mbron dinjitetin, duke hequr njollën në Francë. Po pse ne Francë mo burrë se ikin gjithë ato lek dëm. Njoh unë një plak në Librazhd nga ato që heqin magji se t’i hijen ke shkelur. Ta heq ajo me dy kokrra vezë.


Të fundit

Covid-19 bën namin në Kosovë/ 30 humbje jetë këtë të premte, mbi 600 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar për të tjera shifra të larta infektimesh dhe humbje jetësh si pasojë...

Ja cili është vendi i parë në BE që heq çdo kufizim ndaj Covid-19

Vaksinimi i më shumë se 80 për qind të personave mbi 12-vjeç ka mundësuar që Danimarka të heq gjitha kufizimet për përhapjen e koronavirusit. Masat...

Pamjet dramatike e shpërthimit të zjarrit në spitalin e Tetovës/ Pacientët hidhen nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve

Publikohen moment dramatike e momentit të shpërthimit të zjarrit në spitalin e Tetovës dy ditë më parë, ku nga kjo tragjedi gjetën vdekjen 14...

Legjislatura e re, reagon Çuçi: Kemi barrën të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë një reagim në nisje të Legjislaturës së re të Kuvendit. Krahas falenderimit për votuesit që i dhanë atij...

Donte të vazhdonte ti merrte pensionin, i biri mbajti kufomën e nënës e vdekur në bodrum

Një person identiteti të cilit ende nuk dihet, akuzohet se mbajti kufomën e mumifikuar të nënës së tij në një bodrum për më shumë...

Lajme të tjera

Web TV