“Një snajperist duke qëlluar”/ Video që bëri bujë rinis hetimet për krime lufte në Sarajevë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prokurorët për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, kanë nisur hetime pas publikimit të një videoje, në të cilën supozohet se një snajperist shihet duke gjuajtur gjatë kohës së rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës në vitet 1990.

Pamjet e publikuara nga gazetari francez Philippe Buffon në YouTube gjatë kësaj jave, besohet se shfaqin luftëtarët serbë të Bosnjës, duke u fshehur në një shtëpi te lagjet e Sarajevës.

Njëri prej tyre mund të shihet duke qëlluar me pushkë dhe duke thënë se ka qëlluar dikë “në kokë”.

Zyra e Prokurorit të Bosnje-Hercegovinës ka thënë përmes një deklarate se rasti është hapur “menjëherë”, pas paraqitjes së videos në internet.

Kjo zyrë ka thënë se Departamenti Special për Krime Lufte do të analizojë “të gjithë kushtet dhe rolin e të gjithë personave në incizim”.

Kompania lokale e telekomunikimeve Telemach BH ka thënë se ka kontaktuar prokurorët pasi një nga punëtorët e saj është parë në material.

Ajo ka thënë se ka larguar nga puna këtë person.

Videoja e publikuar në YouTube është hequr më 21 maj në këtë platformë.

Pamjet, që janë shpërndarë edhe nëpër rrjete sociale dhe televizionin lokal, kanë nxitur zemërim në kryeqytetin e Bosnjës, ku më shumë se 11,000 persona janë vrarë gjatë rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës.


Të fundit

“Një snajperist duke qëlluar”/ Video që bëri bujë rinis hetimet për krime lufte në Sarajevë

Prokurorët për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, kanë nisur hetime pas publikimit të një videoje, në të cilën supozohet se...

U ekzekutua me 15 plumba, familjarët e Delon Troqes dhunojnë me grushte mjekun e Reanimacionit

Pas ekzekutimit me 15 plumba të 38-vjeçarit Delon Troqe mbrëmjen e sotme në Vlorë, familjarët e tij kanë dhunuar një mjek reanimacioni. Viktima u dërgua...

“Do të na bëjnë presion për çështjen e Kosovës”, flasin mediat serbe: Vuçiç i frikësuar për takimin me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës. Siç...

“Jam zhveshur për Mozzik-un”, Loredana habit me deklaratën

Çifti i njohur i reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik, janë në prag të publikimit të albumit të tyre më të ri. Të gjithë kishim menduar...

‘O Delon, o Delon’ familjarët shpërthejnë në britma pas ekzekutimit të të riut, viktima i shtrirë në tokë (Video)

Report Tv ka siguruar pamjet pak pas ekzekutimit të 38-vjeçarit Delon Troqe. Viktima shihet i shtrirë në tokë, ndërkohë që familjarët e tij shpërthejnë...

Lajme të tjera

Web TV