Policia jep detaje për vrasjen e Delon Troqes: Humbi jetën në spital, dyshohet se autorët…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 38-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri të premten në darkë në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës, 21:50, ku në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Delon Troqe, 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Në deklaratën për mediat, policia bën me dije se gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarje.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta për të bërë të mundur ndalimin e autorit/ëve.

Po kështu, autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë.

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.


Të fundit

Kosova ashpërson masat anti-Covid: Nuk lejohet hyrja në lokale pa certifikatën e vaksinimit apo testin negativ

Pas Francës, Italisë edhe Kosova ka marrë masën që duke filluar nga dita e hënë qytetarët kosovarë të përdorin...

E rëndë në Tiranë/ Kamioni përplas biçikletën në Kombinat, ndërron jetën menjëherë çiklisti

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat. Një kamion me drejtues shtetasin S. D.,...

Trump padit mbesën e tij dhe “New York Times”, ja cila është arsyeja

Donald Trump ka paditur mbesën e tij dhe gazetën amerikane “New York Times”, për përfshirje në komplot tinëzar” me qëllim për të siguruar dokumente...

Juventus sot ‘në dorë të Rey Manaj’ për…mbijetesë!

Massimiliano Allegri po lufton me një nga fillimet më të këqija ndonjëherë. Në 18:30, Juventusi do të vizitojë Spezia për të provuar të ndryshojë...

Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, ja çfarë vendosi për masat anti-COVID në vend

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë mbledhjes së sotme, njoftoi se nuk do të ketë ndryshim masash për 2 javët në vazhdim. "Nga prezantimet që u...

Lajme të tjera

Web TV