Princ Harry rrëfehet për periudhën e vështirë pas vdekjes së nënës së tij: Konsumoja drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Princ Harryn duke filluar nga mosha 28 deri në 32-vjeç ka qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, ku alkooli, ilaçet dhe sulmet e panikut ishin shumë të pranishme.

Sipas tij, i gjithë ky shqetësim është krijuar si pasojë e vdekjes së nënës së tij, Lady Diana.

Një “makth” ky i treguar me hollësi në dokumentarin e ri “The Me You Can Not See” që transmetohet nga sot në Apple Tv.

Harry tregoi se ka pirë shumë alkool dhe kjo jo se donte të argëtohej, por se po përpiqej të fshihte dhimbjen.

“Konsumoja drogë për t’u ndjerë më pak i stresuar”, shtoi Harry, duke u rrëfyer për Oprah Winfrey.

“Nga mosha 28 deri në 32-vjeç mund të them se ishte një nga periudhat më të errëta të jetës time. Doja të bëja gjëra që më bënin të ndihesha më mirë se ç’isha, por me kalimin e kohës e kuptova… Unë po pija jo se më pëlqente, por se kisha nevojë të harroja, të fshihja diçka”, tha Harry, i cili u martua me Meghan Markle në 2018. Ishte ajo që e bindi për të ndjekur programe rehabilitimi.

“E dija, nëse nuk do të shkoja në terapi, do ta humbisja këtë grua me të cilën doja të kaloja pjesën tjetër të jetës time”, tregoi ai.

Të fundit

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë,...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Lajme të tjera

Web TV