Pse po vonohet doza e dytë e vaksinës? Mirela Cami sqaron qytetarët: Nuk përbën asnjë problem nga ana shëndetësore

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ka pothuajse një javë, që ata të cilët duhet të bënin dozën e dytë të vaksinës Coronavac, nuk u vaksinuan për shkak të mungesës së vaksinës. Përveç Tiranës, mungesa janë krijuar edhe nëpër qendra shëndetësore në rrethe.

Këtë të mërkurë, ka marrë miratimin në qeveri, sasia prej 500 mijë vaksinash të tjera, të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti. Ekspertët e vaksinimit u bëjnë apel qytetarëve, që nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi shtyrja në kohë e dozës së dytë nuk krijon asnjë problem.

Për të sqaruar këtë ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, Drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.

Jeni shprehur si autoritete shëndetësore se problemet e krijuara me mungesën e vaksinës Coronavac, si në Tiranë edhe në rrethe, pritet të zgjidhen këto ditë. Kur saktësisht?

Përsa i përket procesit të vaksinimit dua të theksoj se ne kemi ndjekur strategjinë e kryerjes së sa më shumë vaksinave si dozë e parë. Me qëllim që të sigurojmë mbulesë dhe një shtrirje sa më të gjerë të kësaj vaksine në popullatë. Dhe sa u takon dozave të dyta, ne jemi duke punuar me një ritëm dhe kapacitet jo të plotë, pasi jemi në pritje të mbërritjes së sasisë së dozave të Sonovac-ut nga Turqia. Dua të bëj me dije se procesi i vaksinimit nuk është ndërprerë për asnjë moment në të gjithë vendin, qoftë me doza të para e qoftë me doza të dyta. Jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin ka një vijueshmëri të procesit.

Edhe ekspertët e thonë që shtyrja me disa ditë e aplikimit të dozës së dytë të vaksinës nuk përbën asnjë problem nga pikëpamja shëndetësore. Ne u kemi kërkuar të gjithë mjekëve të familjes që të komunikojnë me qytetarët, me individët që e kanë kryer dozën e parë, për të komunikuar në lidhje me datën se kur do të kryhet doza e dytë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Mblidhet KAS, Pelinku hedh poshtë akuzat e opozitës për votim të dyfishtë

U kërkoj qytetarëve që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekun e tyre të familjes për të marrë informacionin mbi datën e kryerjes të kësaj doze të dytë të vaksinës. Por gjithsesi ne kemi vijuar, nuk e kemi ndërprerë në asnjë moment. Por jemi në kapacitetin jo të plotë.


Të fundit

Rama poston videon drejt Vlorës: Aksi i ri panoramik e ka sjellë detin më pranë

Vlora është zgjedhja e kryeministrit për këtë fundjavë. Ai ka ndarë një video në rrjetet sociale gjatë rrugës drejt...

Tha se e dhunuan në polici, dalin pamjet kur marokeni rrihet barbarisht nga dy kamarierë në Durrës (Video)

Mediat kanë siguruar pamjet e dhunës së dy kamarierëve të një lokali në lagjen nr.6 në Durrës, ndaj një shtetasi maroken i identifikuar si...

Pazare për prona/ Deputetit shqiptar i dalin mesazhet që shkëmbente në Kuvend (Foto)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës është fotografuar teksa shkëmbente mesazhe për pazar të tokave. Në disa...

Varej nga ballkoni për t’iu fshehur gruas/ MC Kevin ra për vdekje pas ‘maratonës’ së drogave e seksit

Këngëtari brazilian MC Kevin mund të ketë rënë për vdekje nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit prej influencës së drogave të shumta...

Trafik droge/ Shoqërohen në Polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut

Janë shoqëruar në polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut. Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të tyre në Polici. Nga ana tjetër ata janë...

Lajme të tjera

Web TV