Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, hetuesit grekë zbulojnë detaje tronditëse

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares që u mbyt në sy të foshnjës, ndërsa burrin grabitësit e lidhën. “Ata donin ta vrisnin Carolinen, sepse ajo nuk pushoi së bërtituri dhe rezistoi. Ata janë kriminelë mizorë. Kjo është e sigurt” tha një nga pjesëtarët e grupit hetimor të cështjes.

“Nuk është e mundur të shkaktohet një vdekje, mbytje nga pakujdesia” vijoi më tej ai. Vdekja e nënës së re erdhi nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, pra mbytja. Sipas raportit të ekzaminuesit mjekësor që kreu një autopsinë, mediat greke shkruajnë se në trupin e vajzës fatkeqe, vrasësi i mbylli gojën me bluzën e saj duke e mbytur me duar.

Hetuesit thonë në këtë rast vrasja ishte e panevojshme sepse çifti u tregoi tre grabitësve se ku ishin paratë. “Kjo tregon se ata nga inati për të përkulur rezistencën e nënës fatkeqe bënë gjithçka për t’ja mbyllur gojën. Nga ana tjetër, burri i saj 33 vjeç, siç thonë ata, ishte më i qetë dhe bashkëpunues dhe kjo është arsyeja pse ata e lanë atë në dysheme, të lidhur në duar dhe këmbë” thuhet në artikull.

E ndërsa gjeorgjiani i arrestuar mohoi krimin, policia për prokurorinë ka mbledhur provat gjenetike dhe gjurmë gishtash nga shtëpia e çiftit në Glyka Nera, të cilat janë duke u analizuar, rezultatet e tyre do të jenë kyçe. Mediat greke ngritën dyshime pak ditë më parë se 20-vjeçarja mund të jetë vrarë nga një bandë greko-shqiptare.


Të fundit

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, hetuesit grekë zbulojnë detaje tronditëse

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares që u mbyt në sy të foshnjës, ndërsa burrin...

Rrëzohet teksa luante me biçikletë 10-vjeçari në Maliq, niset me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë 10 vjeç është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë, teksa ka qenë duke luajtur me biçikletë në fshatin Leminot të Maliqit. 10-vjeçari është nisur...

Rama poston videon drejt Vlorës: Aksi i ri panoramik e ka sjellë detin më pranë

Vlora është zgjedhja e kryeministrit për këtë fundjavë. Ai ka ndarë një video në rrjetet sociale gjatë rrugës drejt qytetit bregdetar, me një sfond...

I dehuri konfliktohet me familjarët në Korçë, vetëplagoset me thikë në bark

Një konflikt ka ndodhur këtë pasdite në një familje në Korçë, ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur brenda...

Tha se e dhunuan në polici, dalin pamjet kur marokeni rrihet barbarisht nga dy kamarierë në Durrës (Video)

Mediat kanë siguruar pamjet e dhunës së dy kamarierëve të një lokali në lagjen nr.6 në Durrës, ndaj një shtetasi maroken i identifikuar si...

Lajme të tjera

Web TV