Zbardhet vendimi i gjykatës për Adriatik Llallën, ja ku sugjerohet ta bëjë burgun ish-kryeprokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi GJKKO dënoi në shkallë të parë me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, Gjykata ka publikuar arsyetimin e këtij vendimi.

Dënimi i dhënë për Llallën nga Gjykata është i njëjtën me atë që kërkoi SPAK, i cili ngriti akuzë kundër ish-Prokurorit të Përgjithshëm për fshehje të pasurisë. Sipas prokurorëve të, SPAK ka të paktën 3 episode të faktuara ku Llalla nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij.

Sipas Gjykatës, nëse vendimi merr formë të prerë, dënimi do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Llalla është ish-zyrtari i parë që cilësohet fajtor nga Gjykata e Posaçme e ngritur në kuadër të reformës në drejtësi. Do duhet të pritet verdikti i Apelit për të parë nëse zoti Llalla do të futet pas hekurave për të vuajtur dënimin.

Kujtojmë se hetimi u çel menjëherë pas largimit të tij nga institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili doli nga sistemi duke mos iu nënshtruar vettingut. Dosja kaloi në disa prokurori pasi të kalonte në SPAK. Në morinë e hetimeve SPAK iu drejtua institucioneve të huaja ligjzbatuese dhe autoriteteve gjermane ku ish-kryeprokurori Llalla transferoi familjen e tij në vitin 2017 me arsyetimin se ishte i kërcënuar. Sipas Gjykatës qiraja për apartamentin në Gjermani, por edhe shpenzimet për lindjen e bashkëshortes së tij në SHBA, nuk justifikoheshin nga të ardhurat e ligjshme të ish-kryeprokurorit.

Lexo edhe :  Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Të fundit

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e...

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj. “Here i am” i tha...

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Lajme të tjera

Web TV