Anxhela Peristeri performon e dyta/ Shkëlqen në finalen e “Eurovizion 2021” dhe falënderon në shqip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anxhela Peristeri ka perfomuar e dyta në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Karma”.

Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, po transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë.

Garën e hapi Qipro ndërsa 26 vende garojnë për çmimin e madh. Në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku.

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional. TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria. “Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua! Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocellin. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma-n”.

Ndërsa Zvicrën, që përfaqësohet nga këngëtari shqiptar, Gjon Tear’s me këngën “Tout l’Univers” e vendos në vendin e tretë. “Melodi shumë aventureske, kënduar nga një tenor i bukur, ‘felsetto’ e fortë”, shkruan producenti.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, i cili do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.

Të fundit

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Lajme të tjera

Web TV