Arrestohen 2 inspektorë në Himarë, lejuan ndërtimet pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë janë arrestuar nga policia me akuzën e lejimit të ndërtimeve pa leje dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë;

H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë;
Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.
Në kërkim;

N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e tyre në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Por cila ishte porosia e Edi Ramës?

Pak ditë më parë, konkretisht në 14 Maj, kryeministri kërkoi nisjen e menjëhershme të operacionit të kontrollit në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje. Rama tha se kjo duhet të ndodhë tani dhe jo në mes të sezonit.

Kreu i qeverisë u shpreh se me ndryshimet ligjore rrezikojnë burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

Kreu i qeverisë kishte një “shuplakë” për policinë kur tha se “shkoni për një copë mur në fund të botës, por nuk kontrolloni ndërtimet buzë detit”.

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV