Berisha ‘non grata’ në SHBA, Kreshnik Spahiu: Fati i keq që do e bëj burgun në pleqëri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kreshnik Spahiu ka ironizuar komentet e disa prej analistëve që shprehen se para se Sali Berisha të ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA e kishin radhën disa të tjerë, pasi ai ka dalë nga rolet drejtuese të vendit. Për Spahiun ky arsyetim është si të marrësh peshoren e farmacisë dhe ta ngatërrosh me peshoren e drejtësisë.

Spahiu shkruan se askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se radhën e ka dikush tjetër dhe se disave u ka rënë fati keq ta kryejnë burgun në pleqëri.

Spahiu ka përmendur rastet në botë ku dhjetëra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

“Sqarim juridik:

Për të gjithë ata që debatojnë nga duhet filloj radha arrestimeve nga qeveria apo opozita:

– Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.

– Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.

– Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.

– Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër

– Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.

– Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.

– Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.

– Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

Drejtësia fillon nga ai që ka qenë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……

Ky mesazh u shkrua për gjithë ata “intelektual” që kanë marr peshoren e farmacisë dhe e ngatërrojnë me peshoren e drejtësisë. Askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se radhën e ka dikush tjetër …..

As nuk mund pretendohet që në 1 ditë të futen në një thes. Rëndësi ka që askush mos shpëtoj, pavarësisht kohës.

Lexo edhe :  Fshehën vjedhjen e energjisë/ Arrestohet ish-inspektori, pezullohen nga detyra dy punonjës të OSHEE-së

Mirë do ishte për ATA që burgun ta bënin në rini, por ja që fati keq ju bie ta kryejnë burgun në pleqëri”, shkruan Spahiu.

SHBA ka futur në ‘listën e zezë’ Sali Berishën dhe familjen e tij me argumentimin se është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjen. Në reagimin e tij  Sali Berisha tha se do padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje pas i kishte cenuar dinjitetin, ndërsa shtoi se DASH të bëjë publike faktet dhe provat që ka për këto akuza në drejtim të tij.


Të fundit

Berisha ‘non grata’ në SHBA, Kreshnik Spahiu: Fati i keq që do e bëj burgun në pleqëri

Kreshnik Spahiu ka ironizuar komentet e disa prej analistëve që shprehen se para se Sali Berisha të ishte shpallur...

Mbajtën peng dy persona/ Policia jep detaje për arrestimin e Seit Manahasa: I kërcënuan dhe shantazhuan për…

Policia e Elbasanit ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Sait Manahasës, i cili u vu në pranga në një aksion...

I dha titullin Atletikos, Suarez shpërthen në lot: Barcelona nuk më vlerësoi, Messi…

Luis Suarez i ka dhënë titullin kampion Atletiko Mardidit, teksa me golat e tij gjatë gjithë sezonit, por më shumë me dy golat në...

Anxhela Peristeri performon e dyta/ Shkëlqen në finalen e “Eurovizion 2021” dhe falënderon në shqip

Anxhela Peristeri ka perfomuar e dyta në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Karma”. Festivali më i madh i këngës, në...

Gruaja i drejtoi gishtin e mesit, shoferi zbret nga makina dhe i qëllon për vdekje fëmijën 6-vjeçar

Opinioni publik në SHBA është shokuar nga ajo që ka ndodhur një mbrëmje më parë, në Los Angeles. Siç raportojnë mediat e huaja, një shofer...

Lajme të tjera

Web TV