I maskuar dhe me bidon benzine në dorë, shihni lëvizjet e autorit që i vuri flakën lokalit në Myslym Shyr (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Tetë ditë më parë u raportua një ngjarje ku një lokal kishte marrë flakë dhe ishte djegur duke pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarje kishte ndodhur në një nga lokalet në zonën më të populluar të Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”.

Policia raporti pikërisht se ngjarja kishte ndodhur në natën e 14 majit rreth orës 23:25 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku është konstatuar se ka vetëm dëme materiale në lokal.

“Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por një video e mbërritur të Gazeta “Shqip” zbulon se zjarri nuk ka qenë si pasojë ndonjë incidenti, por i qëllimshëm.

Në pamjet që disponon redaksia e “Shqip” vihet re se një person i mbuluar me kapuç dhe me një maskë në fytyrë thyen xhamin e vetratës, kërcen dhe futet në ambientet e brendshme të lokalit dhe me një bidon në dorë derdh benzinën në tokë.

Pasi përshkon dhe lag me benzinë të gjithë dyshemenë e lokalit, ai del përjashta dhe i ndez çakmakun dhe i vë flakën ambientit. Kjo mund të jetë ndonjë hakmarrje ose ndonjë një paralajmërim.

Deri tani policia nuk ka asnjë informacion konkret mbi këtë ngjarje apo të ketë arritur në ndonjë konkluzion mbi ngjarjen.


Të fundit

Do shkosh në mbledhjet e grupit parlamentar? Berisha sfidon vendimin e Bashës: Kur t’më teket

Lulzim Basha vendosi që ta përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, por duket se ish-kreu i qeverisë...

Ibrahimovic: Jam më i miri në botë, Messi dhe Ronaldo nuk kanë asgjë më shumë se unë

Zlatan Ibrahimovic insiston se “Topi i Artë” i mungon atij. 39 vjeçari është gati për ndeshjen që Milani ka kundër Lazios në fundjavë, pasi...

Balla: Sa të kem forcën për tu marrë me politikë, unë jam një socialist

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur të gjitha interpretimeve të bëra në adresë të tij ditët e fundit...

Berisha për Bashën: Dy persona më thanë se ai ka lobuar që të shpallem ‘non grata’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se i kanë ardhur informacione nga persona në SHBA dhe në Tiranë se në procesin “non grata” ndaj tij...

Basha mbledh nesër paradite krerët e degëve të PD

PD është në futur në një stinë të nxehtë, ndonëse vjeshtë. Një ditë pas seancës konstituive të parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha do...

Lajme të tjera

Web TV