Vrasja e Tauland Beqiraj, lihet në burg Skerdian Gabrani

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Skerdian Gabrani, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor për vrasjen e Tauland Beqirajt. Vrasja ndodhi më 3 mars, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kujtojmë se 36-vjeçari u dorëzua në polici 3 ditë më parë.

Siç u raportua dhe në atë kohë, autori i krimit zbriti nga një makinë me xhama të zinj dhe qëlloi në drejtim të 31-vjeçarit me breshëri kallashnikovi.

Kujtojme se viktima ka mbajtur më herët dy mbiemra, Beqiraj dhe Manaj, ndërsa ai njihej si një person me precedentë të mëparshëm penal për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Lidhur me vrasjen e Gjikajt, Policia arrestoi asokohe një nga autorët e dyshuar Hans (Andi) Jonuzaj. Ky i fundit u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov.

Po ashtu fill pas vrasjes blutë e Vlorës identifikuan edhe bashkëpunëtorët e 44-vjeçarit në krim, të cilët janë shtetasit Elton Hajnaj dhe Skerdian Gabriani. Policia nuk ka saktësuar se kush ka qëlluar në drejtim të Gjikajt.


Të fundit

Shkëndija elektrike shkrumbon shtëpinë në Berat

Një shkëndijë elektrike ka përfunduar me djegien e një banese të komunitetit rom në Berat. Nga rënia e zjarrit...

Vrasja e Tauland Beqiraj, lihet në burg Skerdian Gabrani

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Skerdian Gabrani, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor për vrasjen e Tauland Beqirajt....

Akuzohet për ngacmim seksual të të miturës në Berat, 55-vjeçari lihet në arrest shtëpie

55-vjeçari A. Çela,i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje,ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat,për tu njohur me...

Sherr mes të rinjve në Divjakë, plagoset me thikë një 28-vjeçar

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Grabian të Divjakës. Mësohet se 28-vjecari S.Q, është plagosur me thikë nga...

Agron Shehaj sfidon Bashën, shpall kandidaturën për kryetarin e ri të PD-së

Agron Shehaj ka vendosur të kandidojë për kryetar të Partisë demokratike. Ai e bëri të ditur vendimin përmes një statusi në Facebook. Statusi i plotë "Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV