Boris Johnson drejt altarit, ja kur do të martohet kryeministri britanik

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri britanik, Boris Johnson thuhet se do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symods, në korrik të vitit 2022.

Nuk dihet se ku ata do të kremtojnë ceremoninë e tyre. Sidoqoftë, rezidenca e kryeministrit në Buckinghamshire është e informuar për të organizuar dasmën. Një tjetër vend i mundshëm thuhet të jetë edhe Port Lympne në Kent.

Gjithashtu ishte raportuar më parë se dyshja mund të martoheshin në Itali, ku Symonds ka të afërm.

Sidoqoftë, një burim i tha The Sun: “Vendndodhja do të mbetej e fshehtë, por ftesat e dasmës ishin për të shtunën 30 korrik”.

Johnson, 55 vjeç dhe Symonds, 33 vjeçe, ishin çifti i parë i pamartuar që jetuan në Downing Street, duke u zhvendosur atje në korrik 2019 dhe thuhet se ai i propozoi për pushime në ishullin Karaibe.

Fejesa e tyre dhe lajmi se Symonds ishte shtatzënë u njoftua në shkurt të vitit të kaluar.

Në të njëjtin muaj, Johnson ishte divorcuar zyrtarisht nga gruaja e tij e mëparshme, Marina Wheeler me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.

Johnson më parë po ashtu ishte i martuar me Allegra Mostyn-Owen.

Djali i Symonds dhe Johnson, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, lindi në prill të vitit 2020.

Kjo do të jetë martesa e tretë e Johnson, ndërsa për Carrie e para.


Të fundit

Boris Johnson drejt altarit, ja kur do të martohet kryeministri britanik

Kryeministri britanik, Boris Johnson thuhet se do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symods, në korrik të...

Protestoi nudo te Sheshi Skëndërbej/ Habit vajza që u zhvesh në mes të sheshit: S’e ka fajin shteti, e kemi ne!

Dje në sheshin “Skënderbej” një vajzë e cila kishte dalë të protestonte kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale i habiti të gjithë, pasi protestoi në...

I vetmi që i mbijetoi rrëzimit të teleferikut në Itali, 5-vjeçarin e shpëtoi përqafimi i të atit

Një djalë pesëvjeçar ka pyetur “ku është mami im” pasi prindërit e tij, vëllai më i vogël dhe stërgjyshërit iu vranë nga rrëzimi i...

Bëri simbolin e shqiponjës në “Eurovision”, serbët sulmojnë Gjon Muharremajn

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, përfaqësonte Zvicrën në këtë edicion të “Eurovision”, ku arriti që të zinte vendin e...

Çmenduri në Durrës/ 44 vjeçari lëvizte me kallashnikov poshtë xhupit nëpër qytet, arrestohet nga policia (Emri)

Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov. Bëhet me dije se Alban Ramadani e mbante...

Lajme të tjera

Web TV