Manastirliu: Spitali i Ri Memorial i Fierit do të hapet të enjten

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjate vizitës me stafin e përbashkët mjekësor shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ky spital modern do të hapet ditën e enjte.

Sipas Manastirliut në këtë spital, shërbimet do të jenë sipas sistemit të referimit, ashtu sikurse janë në të gjithë spitalet tona publike. Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.


Të fundit

Manastirliu: Spitali i Ri Memorial i Fierit do të hapet të enjten

Gjate vizitës me stafin e përbashkët mjekësor shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, Ministrja e Shëndetësisë dhe...

Rrëfimi i vajzës së mitur: Më shantazhuan me video, më çuan në disa vende dhe abuzuan më pas u tallën me mua

Zbulohet rrëfimi tronditës, që vajza e mitur 15-vjeçe ka treguar për abuzimin seksual, në ambjentet e policisë së Lezhës. Ky rrëfim hedh dritë mbi...

Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, shkarkohen 5 inspektorë në Sarandë

Janë shkarkuar nga detyra 5 inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë. Mësohet se insektorët janë shkarkuar nga detyra pasi kanë lejuar ndërtimet pa leje...

Lukashenko “rrëmbeu” avionin/ Flet CEO i komanisë Ryanair, ja kush ishte në bord

Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për pirateri dhe kërkojnë mënyra për t’iu përgjigjur lëvizjes provokuese të regjimit Lukashenko, i cili devijoi fluturimin e avionit Ryanair...

Rama inspektim në shkollën “Ismet Nanushi”: Gati të presë 705 nxënës

Rindërtimi i objekteve arsimore të shkatërruara apo dëmtuara rëndë nga tërmeti nuk është ndalur për asnjë moment. Shkolla “Ismet Nanushi”, në fshatin Sukth të Durrësit,...

Lajme të tjera

Web TV