Qëllohet me breshëri arme drejt një banese në Tiranë, pronari i dhunuar dhe disa vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banesa e shtetasit Naim Sela në zonën e Prezës është qëlluar me breshëri arme gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka tronditur familjarët.

Burime bëjnë me dije se pronari i banesës është shtetasi Naim Sela, i cili edhe më herët ka rënë pre e dhunimit, për shkak të një konflikti për çështje pronash.

Sela akuzonte asokohe si autor të dhunimit shtetasin Hektor Ajazi, që është kunati i politikanes së njohur Majlinda Bregu, e cila mbante dhe postin e ministres. Rasti i Selës kishte bërë bujë në atë kohë, për shkak dhe të marrjes së tij në mbrojtje nga deputetë të ndryshëm socialistë, të cilët akuzonin si përgjegjëse familjen e Bregut, prandaj edhe policia nuk reagonte.

“Jam Naim Sela, nga Preza Tiranës. Më morri dikush në telefon nga qendra e Tiranës, më tha që jam në autostradën e Vorës, kur shkova atje u prezantova, shoh Hektor Ajazin me disa truproje, të cilët më thanë që janë të repartit 88, me armë, më goditën, më lanë në rrugë, kam përfunduar në spital.

Kemi një gjyq pronash në datën 15, për ti paraprirë këtij gjyqi, mund të jetë një ndër arsyet. Hektor Ajazi ka marrë pronat. Ka mashtruar një fshatarin tim, unë dola për ta mbrojtur atë në gjyq. E ka mashtruar, për këtë arsye”, shprehej Sela pas dhunimit në 2010.

Por megjithë ndryshimin e qeverive, duket se konflikti për familjen Sela nuk është shuar, dhe mbrëmjen e djeshme ata i kanë shpëtuar një atentati që mund të kishte rezultuar dhe me pasoja për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Lexo edhe :  Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV