Rama inspekton procesin e punimeve të rindërtimit në Manzë: Do të ndërtohen 224 apartamente

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Edhe Manza është një tjetër kantier i hapur ku punimet vijojnë me ritme të larta në mënyrë që të gjithë banorët e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit të akomodohen në shtëpitë e reja, më të forta, më të mira e sigurisht se ato që humbën natën tragjike të tërmetit.

Kryeministri Rama, së bashku me kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako dhe me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në Manzë ku jo vetëm u dorëzuan çelësin e banesave disa prej familjeve që përfituan shtëpi individuale nga Programi i Rindërtimit, por vizituan edhe kantierin e pallateve. Janë 9 të tilla që po ndërtohen e që deri në fund të vitit banorët do t’i kenë marrë në dorëzim apartamentet e tyre.

Një pjesë e mirë e familjeve në këtë zonë ka marrë grantin në dorë për ta rindërtuar shtëpinë vetë.

Ndërkohë pallatet janë tashmë në një fazë të avancuar të ndërtimit, teksa puna vijon me ritme të larta. “Këtu kemi 9 pallate, 224 apartamente dhe një projekt i plotë infrastrukturor. Gjithashtu pallatet shoqërohen me parkime nëntokësore”, – u shpreh ministri Ahmetaj.

“Objektet që u shembën janë shumë afër me këtë zonë dhe menduam të mos i ndërtojmë në formë pikësore, por të akomodohen këtu edhe me shërbime më bashkëkohore”, – nënvizoi kryebashkiakja Sako

Manza, bashkë me Thumanën dhe Fushë-Krujën do të jenë lagjet e reja model të Programit të Rindërtimit.​


Të fundit

Rama inspekton procesin e punimeve të rindërtimit në Manzë: Do të ndërtohen 224 apartamente

Edhe Manza është një tjetër kantier i hapur ku punimet vijojnë me ritme të larta në mënyrë që të...

U tha se humbi jetën nga infeksioni në dhëmballë, zbulohen detaje tronditëse nga vdekja e 23-vjeçares në Tiranë

Evgjeni Baxho, 23-vjeç humbi jetën pak ditë më parë në Tiranë, ku u tha se gjeti vdekjen nga një infeksion në dhëmballë. Por detaje tronditëse...

U konfliktua me pronarin e një lokali, 16-vjeçari nxorri armën dhe qëlloi drejt lokalit

Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot paradite në Moravë të Korçës, por që fatmirësisht përfundoi pa...

Manastirliu: Spitali i Ri Memorial i Fierit do të hapet të enjten

Gjate vizitës me stafin e përbashkët mjekësor shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha...

Rrëfimi i vajzës së mitur: Më shantazhuan me video, më çuan në disa vende dhe abuzuan më pas u tallën me mua

Zbulohet rrëfimi tronditës, që vajza e mitur 15-vjeçe ka treguar për abuzimin seksual, në ambjentet e policisë së Lezhës. Ky rrëfim hedh dritë mbi...

Lajme të tjera

Web TV