“Ruhuni nga Covid dhe nga virozat, vaksinohuni”/ Tritan Kalo: Jemi në kilometrat e fundit të daljes nga tuneli

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Doktori i njohur Tritan Kalo përmes një mesazhi në rrjetet sociale shprehet se jemi pranë mposhtjes së Covid në Shqipëri.

“Të gjithë së bashku me mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok, pak e nga pak po i përshkruajmë kilometrat e fundit të rrugëtimit të filluar në fundvitin 2019, në tunelin shumë e shumë të gjatë të kësaj Pandemie…. Kemi pasur qindra e mijëra të infektuar me apo pa shenja klinike të sëmundjes, si dhe mijëra jetë të shuara nga lulëzimi e lumturimi i të qenurit pjesë e familjes dhe e shoqërisë sonë, e në mesin e tyre edhe mjaft kolegë mjekë e infermierë”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

Mjeku i njohur që ka qenë në vijën e parë të frontit të luftës me këtë flamë botërore apelon që të kenë kujdes dhe të vaksinohen sa më shumë për të krijuar imunitetin e kërkuar dhe mbi të gjitha shkëputjen e zinxhirit të infektimeve.

Postimi i plotë

Kohë kovidiane…. 24.05.2021….Fund maji i këtij viti ngjall më shumë shpresë dhe besim, se jemi në fillimin e fundit të kësaj “flame mbarëbotërore”, të Pandemisë së shkaktuar nga virusi jetë lëndues e jetë marrës Sars-Cov2/Covid-19…..Të gjithë së bashku me mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok, pak e nga pak po i përshkruajmë kilometrat e fundit të rrugëtimit të filluar në fundvitin 2019, në tunelin shumë e shumë të gjatë të kësaj Pandemie…. Kemi pasur qindra e mijëra të infektuar me apo pa shenja klinike të sëmundjes, si dhe mijëra jetë të shuara nga lulëzimi e lumturimi i të qenurit pjesë e familjes dhe e shoqërisë sonë, e në mesin e tyre edhe mjaft kolegë mjekë e infermierë…. U prehshin në paqe dhe u kujtofshin përjetësisht viktimat e shkaktuara nga kjo “dorë e zezë”, e njohur si Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i virusit Sars-Cov2/Covid-19….Në ndërkohë nuk ka arsye se përse duhet të ulim përkujdesin ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh….Nuk ka vetëm Sars-Cov2/Covid-19 përqark nesh në këto muaj të vitit….

Lexo edhe :  Berisha “non grata” nga SHBA, Balla përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit

VIROZAT e stinës me ngjashmëri epidemiologjike dhe klinike shumë të madhe me Covid-19, edhe ato sjellin jo pak shqetësime për shëndetin e individit dhe mirë-funksionimin e Shëndetit Publik….Parandalimi i  infektimit prej tyre, NUKU ka asnjë ndryshim nga parandalimi i infektimit dhe i përhapjes së Covid-19, ndaj për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni vetë ndërgjegjësimin si dhe përkujdesin ndaj vetes…. Alergenët e stinës, pickimet nga insektet e rriqnat, ujërat e pishinave, liqeneve, lumenjve e deteve, konsumimi i ushqimeve të tregtuara buzë tyre, grumbullimet në bregdet, në parqe apo gëzime familjare i risin rreziqet për sëmundjet alergjike, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, infeksionet gastro-intestinale, infeksionet e syve, të lëkurës apo me shtrirje më të gjerë në organizmin tonë, etj….KUJDESI kurrë nuk duhet të mungojë kudo dhe për çdo çast, për të gëzuar një verë të shumë-dëshiruar dhe të shumë-munguar një vit më parë…

.PAVARËSISHT nivelit të imunizimit aktiv të popullatës, të mbërritur pas kalimit me ose pa shenja klinike të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, mos hezitoni të VAKSINOHENI sapo t’ju mundësohet kjo gjë….IMUNIZIMI AKTIV i fituar nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj saj, me siguri do ja mbërrijë ta shkëpusë hallkën e zinxhirit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19…..Ne si dje, sot edhe nesër do të gjendemi aty në vijën e parë të përkujdesit për shëndetin tuaj, ndaj Mirëbesimi dhe Mirëkuptimi reciprok KURRË nuk duhet të na mungojë…. Together forever!!!


Të fundit

Bëri simbolin e shqiponjës në “Eurovision”, serbët sulmojnë Gjon Muharremajn

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, përfaqësonte Zvicrën në këtë edicion të “Eurovision”, ku arriti...

Çmenduri në Durrës/ 44 vjeçari lëvizte me kallashnikov poshtë xhupit nëpër qytet, arrestohet nga policia (Emri)

Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov. Bëhet me dije se Alban Ramadani e mbante...

“Ruhuni nga Covid dhe nga virozat, vaksinohuni”/ Tritan Kalo: Jemi në kilometrat e fundit të daljes nga tuneli

Doktori i njohur Tritan Kalo përmes një mesazhi në rrjetet sociale shprehet se jemi pranë mposhtjes së Covid në Shqipëri. “Të gjithë së bashku me...

I dënuar më parë në Itali, Gjykata e Elbasanit dënon me 5 vite burg pjesëtari i një grupi kriminal

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Elbasan duke deklaruar fajtor dhe duke e dënuar me 5 vite Elton Kilën, i...

Rama inspekton procesin e punimeve të rindërtimit në Manzë: Do të ndërtohen 224 apartamente

Edhe Manza është një tjetër kantier i hapur ku punimet vijojnë me ritme të larta në mënyrë që të gjithë banorët e goditur nga...

Lajme të tjera

Web TV