Shtohet mbështetja për negociatat me BE

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Ditën e djeshme në Tiranë mbërritën tre ministra të jashtëm të BE, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg; Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jakub Kulhanek dhe ai I Sllovenisë, Anze Logar. Të pritur në takim nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kjo vizitë komentohet si mbështetje këtyre tre vendeve për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e europiane. Realisht vërehet se ka një pozitivitet më të madh në deklaratat e përfqësuesve më të lartë të Brukselit ashtu dhe nga ministrat e vendeve të BE për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Edhe komisioneri i Jashtëm Borrel theksoi javën e kaluar se BE duhet të mbajë angazhimet e saj në procesin e zgjerimit dhe dhënien e mundësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapjes së negociatave. Problemet që po i shkaktohen Maqedonisë së Veriut nga vetoja e Bullgarisë për vijimin e procedurave, mund të penalizojnë edhe Shqipërinë meqë për dy vendet vendimet janë marrë bashkërisht. Për këtë arsye ka patur dhe propozime që të ndahen në gjykim Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, çka në rastin konkret do të na favorizonte pasi fqinji ynë mbetet i bllokuar nga vetoja e Bullgarisë.  Kjo mund të çonte në një vendim brenda kësaj vere nga BE ku të përcaktohej një datë për Koferenëcn Ndërqeveritare ku do të përcaktoheshin dhe detyrat e obligimet e Shqipërisë për të qenë anëtar i BE. Në këtë aspekt, ardhja e tre ministrave të jashtëm në Tiranë duket një shenjë e mirë se ujërat po rrjedhin në drejtimin e duhur. “Shqipëria ka bërë një rrugë shumë të gjatë, ka ndërmarrë shumë reforma, i ka bërë detyrat e saj dhe është gati të hapë negociatat në muajin qershor.”, u shpreh ministri austriak. “Shqipëria ka bërë deri më tani, veçanërisht në dy fusha: reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministri çek. “Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”, deklaroi ministri slloven.


Të fundit

Situata në veri të Kosovës/ Borrell thirrje palëve: Të ulen menjëherë tensionet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka reaguar mbi situatën  e tensionuar në...

Gjermani/ Nuk ka rrogë gjatë karantinës për të pavaksinuarit

Nga 1 nëntori, në Gjermani do futet në fuqi masa e re që është marrë si një mënyrë për të ‘ndëshkuar’ qytetarët që nuk...

Atentati ndaj “krahut të djathë” të presidentit ukrainas, Zelensky zotohet të përgjigjet

Ndihmësi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka shpëtuar një atentati. Zelensky ka premtuar përgjigje të fortë pasi ndihmësit e tij i lartë i...

SHBA dhe Franca ulin tensionet, ja për çfarë ra dakord Macron pas telefonatës me Biden

Presidenti francez Emmanuel Macron do ta dërgojë sërish javën e ardhshme ambasadorin e këtij vendi në Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Joe Biden ra...

Juventus përmbys gjithçka dhe arrin fitoren e parë në kampionat, debuton Manaj me Spezian (Video)

Më në fund ka dritë në fund të tunelit për Juventusin. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-3 në transfertë Specian duke siguruar fitoren e parë në...

Lajme të tjera

Web TV