Berisha “non grata”, Nishani bën deklaratën e fortë: Reagimi i Bashës ishte hipokrit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike e ka cilësuar si hipokrit reagimin e Lulzim Bashës për vendimin e shpalljes “non grata” nga SHBA për ish kryeministrin Sali Berisha.

“Kjo pyetje përfaqëson pikëpamjen e secilit prej nesh. Do ta ndaja përgjigjen time në tre faza. E para ka të bëjë m faktin që vetë Berisha i ka dhënë drejtimin diskursit që i është drejtuar gjykatës. E dyta, ka të bëjë me faktin që unë kam një eksperiencë personale bashkëpunimi me zotin Berisha.

Kam konstatuar modelin e Berishës si model ndershmërie dhe institucionalizmi. Besoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk do të cënojë kurrë marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA. Reagimin tim ndaj një qëndrimi hipokrit të Bashës. Duke përdorur emrin e kryetarit është treguar hipokrit sepse u mbështet tek kërkesa për transparencë. Zoti Basha dhe unë e kemi të qartë. Mendoj se transparencën duhet ta bëjë Basha sepse ka zëra që ndikohet nga Berisha dhe nuk e ka përgënjeshtruar këtë.

Duhet të dalë dhe ta thotë publikisht. Kjo është transparenca që duhet të bëjë Basha,” tha Nishani.


Të fundit

Opozita thotë se tërheqja nga gazi rrezikon partneritetin me SHBA-në

Tërheqja e Qeverisë së Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave...

Berisha “non grata”/ Ambasadori i parë i SHBA-ve në Tiranë: Sinjal kundër korrupsionit

Në 30-vjetorin e hapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Zëri i Amerikës ka intervistuar ambasadorin e parë në vendin...

Integrimi/ Rama me Borrell: Shqipërinë e ka marrë peng Bullgaria

Të enjten, kryeministri Rama udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit të tij në...

TVSH-ja e munguar në Shqipëri dhe Kosovë, 2021

Nga Eduart Gjokutaj / ALTAX Studio Çdo sistem fiskal ka firot e tij ligjore dhe nga evazioni në tatimet që ka miratuar për tu mbledhur...

Diell dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë. Here pas...

Lajme të tjera

Web TV