Dyshohet si ‘koka’ e bandës së drogës/ Si ra në rrjetë efektivi në Durrës, vishte trafikantët si policë për të goditur rivalët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zbulohen detaje të reja nga lidhur me rastin e policit që kishte ngritur rrjet për shpërndarjen e drogës në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se roli i efektivit në trafikun e drogës ishte zbuluar nga dëshmia e disa trafikantëve të arrestuar.

Hetimi për specialistin e Antidrogës, Edvin Sinani, i cili u pezullua nga dertyra me dyshimin se ishte përfshirë në shpërndarjen e drogës në Durrës, ka nisur prej 6 muajsh nga SHÇBA. Dyshohet se efektivi nuk vepronte i vetëm, dhe pritet të zgjerohet rrethimi i heitmeve.

Dyshimet e këtij institucioni erdhën pas arrestimeve të grupeve që shpërndanin drogë në qytet, ku pas hetimeve u zbulua se edhe një efektiv i policisë është i përfshirë. Roli i Sinanit si pjesë e këtyre grupeve erdhi pas dëshmisë së disa personave të arrestuar.

Një ditë më parë, SHÇBA njoftoi për pezullimin nga detyra të efektivit të Antidrogës së policisë së Durrësit, Edvin Sinani.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë.

Gjithashtu, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.”


Të fundit

Vranësira dhe temperatura deri në 31 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Në vendin tonë pritet që të ketë mbizotërim vranësirash, ndërkohë që në pjesën e parë të ditës, do të...

Rama: Vuçiç po gabon me shfaqje teatrale ushtarake

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti duket sikur kanë shtensionuar situatën e krijuar gjatë debateve për “Ballkanin e Hapur”. I ndohur...

Horoskopi për ditën e sotme, 28 shtator 2021

Dashi Nesër do të keni një energji të mirë, të nevojshme për të përballuar ditën tuaj. Tani e tutje, problemet e punës do të fillojnë...

Rrëfehet Davide Pecorelli: Ja çfarë ndodhi në Pukë dhe të kujt janë kockat e djegura në makinë

Davide Pecoreli italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh flet...

Lajme të tjera

Web TV