Gara pa fillim për kreun e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Gara e nisur për kreun e ri të PD është zyrtarizuar. Kryesia ka vendosur që të ketë katër kandidatura dhe që ka të bëjë me Bashën, Kadillin, Harxhin dhe Shehajt. Ndërkohë është vendosur që kanditatura e ish drejtuesit të Kukësit të mos futet si konkurrent. Koha në dispozicion për fushatën brenda partisë do të jetë e shkurtër, gjë që vështirë se jep mundësi që kandidatët të shkojnë në të gjitha strukturat nëpër qytete për të paraqitur platformën dhe të shpalosin idetë e tyre të ndryshme nga kryetari aktual. Siç edhe vërehet, gara nuk do të jetë e barabartë si në mundësi e mjete ashtu dhe në faktin se strukturat e partisë do të vijojnë të komandohen nga kryetari Basha. Këtë radhë, ndryshe nga katër vite të shkuara, kur pas humbjes së zgjedhjeve të kaluara, Basha edhe pse nuk dha dorëheqjen, sidoqoftë shpalli ngrirjen e pozicionit të tij deri në përfundimin e garës, kësaj radhe qenia de facto dhe de jure në të njëjtin pozicion shpreh dhe frikën se pa kontroll të strukturave mund të humbasë lidershipin. Deri më tani Basha kërkon të imponohet në garë me faktin se ka një profil më të lartë politik sesa sfidantët. Gjithsesi ai vjen si humbës, madje tre herë humbës, dhe kjo të paktën nuk rrezaton besim për fitore nesër. Nga ana tjetër, fakti që Basha po sillet kaq I panginjur për të mos dorëzuar poltronin pas shumë e shumë dështimeve, bën pluhur e hi idenë që trumbetoi në fushatë se PD në qeverisje do të përbëjë ndryshim për Shqipërinë. Kapja pas kolltukut tregon se është më keq se çdo gjë e vjetëruar dhe që është bërë pis nga politika në këto 30 vite.  Pavarësisht se i avantazhuar nga kundërshtarët, ka shumë rëndësi se do të zhvillohet gara. Fakti që nuk ka dhënë dorëheqjen dhe imponon veç kushtet e tij në garë duke përfituar avantazh nëpërmjet strukturave, mund ta shndërrojë garën në qesharake.  Ndërkohë Basha ka nevojë që ta certifikojë qenien si kryetar e jo ta zhysë më thellë mosbesimin ndaj tij se me të asgjë nuk ndryshon.  Për këtë nuk i duhet të struket në zyrat e PD por të garojë vërtet. Kadilli i ka bërë sfidë e kërkesë bashkë që të jenë në një ballafaqim publik ku të shpalosin idetë, të bëjnë analizën e gabimeve dhe të shpalosin projeksionet për të ardhmen. Po kështu Shehaj dje, me tone të qeta por i qartë, u shpreh se ka bindje se me Bashën nuk mund të fitohet dhe se PD duhet të shndërrohet e të ketë një kryetar të ri të pakorruptuar. Idetë po shpalosen pra.

Lexo edhe :  Asgjë nuk lind mbi gërmadha…

 

Të fundit

Hezbollah sulmon sërish Izraelin/ 14 ushtarë të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar me dron dhe raketa në veri të Izraelit...

Punimet në rrugën e Arbrit/ Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit do të devijohet për shkak të punimeve që po kryhen në këtë...

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit. Ekziston frika...

Tiranë/ Djali e nxori në rrugë, nëna: Më ndihmoni, dua të vdes në shtëpinë time (VIDEO)

Esma Toluli është 86-vjeçarja, që prej 3 muajsh sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani”...

Gjuha e ashpër e Metës ndaj Dumanit dhe SPAK, reagon ambasadori i BE Tiranë

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk...

Lajme të tjera

Web TV