Lajm i mirë, Japonia i dhuron Kosovës mbi 800 mijë euro pajisje mjekësore

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Japonia ka ndihmuar Kosovën me pajisje mjekësore në luftën kundër Covid-19. Mësohet se vlera e pajisjeve mjekësore të dhuruara nga Japonia për Kosovën arrin vlerën e 810 mijë eurove dhe synon të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të përmirësuar sistemin e saj shëndetësor dhe kapacitetet mjekësore në luftën kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pjesë e ndihmave ishin 20 pompa shiringash dhe 10 elektrokardiograma.

Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore u mbajt bashkërisht nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.

Ministri Vitia shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit Japonez dhe Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor me theks të veçantë në mbështetjen gjatë pandemisë me masa mbrojtëse, ilaçe, pajisje dhe mbështetjen që pritet në të ardhmen.

Përveç dhurimit të sotëm, pajisjet si aparatura me ultratinguj dhe rrezet-X të lëvizshme pritet të arrijnë në Kosovë këtë verë.

Pajisjet do të shpërndahen nga sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e tjera rajonale në të gjithë Kosovën.


Të fundit

“Haklajt kërcënuan gazetarin”/ Blendi Fevziu i lë të gjithë pa fjalë me rrëfimin publik: E vranë një ditë para afatit që na dhanë!

Gazetari Blendi Fevziu diskutoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ lidhur me historitë e personazheve të rrezikshëm të krimit...

Terrorizohet familja e Policit në Kamëz, persona të paidentifikuar i shkojnë para shtëpisë dhe qëllojnë me armë (Emri/Foto)

Ilir Pica, efektiv i Policisë Rrugore ne Mat denoncon se është kërcënuar nga persona të paidentifikuar. Ai ka thënë në Polici se më datë...

“Ia lanë hapur derën e qelisë dhe…”/ Artan Hoxha zbulon si iu fut krimit Aldo Bare: Pas arrestimit, e çuan deri në çmendje

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion është trajtuar historia e disa personazheve të njohur të botës së krimit në vendin tonë, që kanë ushtruar...

Champions League/ Milan dhe Inter ‘të dënuara’ për fitore, Liverpool për të siguruar kualifikimin

Uefa Champions League do të sjellë një mbrëmje emocionuese me përballje të forta dhe vendimtare për shumë skuadra që synojnë të kalojnë grupin. Milani i...

U kapën duke transportuar me furgon mbi 96 kg kanabis, arrestohen 4 trafikantët në Shkodër

Sekuestrohen mbi 96 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët po transportonin lëndën narkotike. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës...

Lajme të tjera

Web TV