Pësoi hemorragji në tru pas vaksinimit me AstraZeneca, vdes modelja britanike (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron, teksa një modele 39-vjeçarja ka humbur jetën nga hemorragjia në tru, pas vaksinimit me AstraZeneca. Mediat fqinje raportojnë se ka humbur jetën modelja britanike, Stephanie Dubois, e cila pak orë pasi ishte vaksinuar, më 6 maj, shkruante në profilin e saj të “Facebook” se ndjehej shumë keq.

Pak ditë më parë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe modelja ishte shtruar në spital nga mpiksje të shumta të gjakut, ku më pas kishte pësuar dhe hemorragjinë fatale.

Miqtë dhe të afërmit e saj kanë mbledhur para për varrimin e 39-vjeçares, ndërkohë që Organizata Europiane e Barnave vijon studimin e çështjes lidhur me pasojat e vaksinës AstraZeneca.

Në Qipro janë shënuar tre raste të tjera te gratë e moshës rreth 40 vjeç, me mpiksje gjaku pas vaksinimit. Epidemiologia greke, Katerina Linu, dhe kolege të tjera kanë kërkuar shpesh të rritet grupmosha e vaksinimit me AstraZeneca, duke paralajmëruar se do të ketë raste të reja me pasoja të tilla.

Ndërkaq, përqindja më e lartë e të rinjve, sidomos gratë, i kanë kthyer shpinën AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, duke mos bërë as dozën e dytë të Astra. Në platformat përkatëse ofrohen qindra vaksinime brenda ditës për këto dy vaksina, që mbeten pa konfirmim, ndërsa të larta janë kërkesat për vaksinat Pfizer dhe Moderna.


Të fundit

Pësoi hemorragji në tru pas vaksinimit me AstraZeneca, vdes modelja britanike (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron, teksa një modele 39-vjeçarja ka humbur jetën nga hemorragjia në tru, pas...

Gjobitet deputeti, po lëvizte pa maskë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është gjobitur nga policia, pasi ka shëtitur pas maskë në sheshin kryesor të Prishtinës. Lajmin për gjobitjen...

Të këput shpirtin, e gjithë bota po flet për këtë foto

Disa fotografi tronditëse janë shkrepur sot nga bregu i Libisë në Zuwara. Trupa të pajetë fëmijësh janë nxjerrë në breg pas fundosjes së një...

Yuri Kim vizitë në kopshtin e fëmijëve në Kukës: Të sigurt dhe të shëndetshëm

Në vizitën e parë të saj në Kukës ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka vizituar kopshtin nr.1 në qytet, i cili është...

Kush do të jetë prezantuesja e Big Brother VIP? Reagon Arbana Osmani, bën deklaratën e fortë

Sapo u mësua lajmi se së shpejti do të nisë ‘Big Brother Vip’, menjëherë mediat nisën të lakonin disa emra prezantuesesh të njohura, të...

Lajme të tjera

Web TV