Tentuan të ekzekutonin sapokthyerin nga Anglia, jepet masa e sigurisë për dy autorët në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë për 2 autorët e arrestuar për atentatin me armë në një lokal në fshatin Poshnje të Dimalit, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Iljaz Ismaili. Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie në ambientet e Gjykatës së Beratit dhe masa e sigurisë ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Prokurori i çështjes, Ledion Tema, ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të dy autorëve të atentatit me armë ndaj 33-vjeçarit Ismaili dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat për ta. Mësohet se Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj nuk e kanë pranuar autorësinë e krimit dhe bashkëpunimin në atentat, duke kërkuar lirimin e tyre.

Shabanaj dhe Filaj kanë deklaruar se janë të pafajshëm dhe se nuk kanë asnjë konflikt me 33-vjeçarin Iljaz Ismaili. Por, ka qenë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme, përfshi këtu edhe pamjet filmike të atentatit, që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve.

Gjyqtarja Klejda Çapja, pasi ka dëgjuar palën akuzuese dhe pretendimet e të arrestuarve, e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka caktuar për ta masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Ngjarja.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së Premtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje në Dimal, lokal që ishte në pronësi të dajës së 33-vjeçarit të plagosur Iljaz Ismaili, i cili ishte kthyer prej disa ditësh nga Anglia. Autorët janë afruar me shpejtësi në oborrin e lokalit ku ndodhej Iljaz Ismaili dhe pasi ka qëlluar me pistoletë disa herë drejt tij janë larguar nga vendngjarja me një automjet në drejtim të Fierit. 33-vjeçari mori dy plumba, njërin në krahun e majtë të gjoksit dhe tjetrin në këmbë.

Lexo edhe :  Mot me vranësira dhe shi, si pritet të jenë temperaturat

Ismaili u transportua menjëherë pas plagosjes drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Policia e Beratit, pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje dhe pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi atentati dhe të bizneseve përreth, arriti të identifikojë dhe arrestojë dy autorët: Adriatik Shabanaj, 35-vjeç, banues në fshatin Kurjan në Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32-vjeç, banues në fshatin Otllak në Berat. Policia e Beratit ka shpallur në kërkim për këtë ngjarje edhe 4 shtetas, si bashkëpunëtorë të autorëve pasi i kanë ndihmuar ata të largohen nga vendngjarja.

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV