“U arratis” në SHBA pas zgjedhjeve, Rudina Hajdari takohet me zyrtarin e lartë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Rudina Hajdari prej disa ditësh ndodhet në Amerikë, ku ka postuar foto në një nga kafet e New Yorkut.

Ditën e sotme deputetja ka patur një takim me drejtorin për çështjet e Europës qëndrore dhe jugore z.Dave Konstelancik në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Ajo shprehet se me Konstelancik ka diskutuar për situatën në Shqipëri, veçanërisht problemet që vendi ka me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Me ftesën e Departamentit Amerikan të Shtetit pata dje një takim me drejtorin për çështjet e Europës qëndrore dhe jugore z. Dave Konstelancik. Ndava me të shqetësimet për situatën në Shqipëri, veçanërisht problemet që vendi ka me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si edhe e informova për aktivitetin tim politik. Sigurova mbështetje të pakursyer me besimin se vendi ka nevojë për njerëz të rinj, me ide të reja për të çuar përpara projektet e integrimit si edhe për të ashpërsuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithnjë kënaqësi të jem në Washington DC dhe veçanërisht në Departamentin e Shtetit të cilëve u jam mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen që i japin vendit”, shkruan Rudina Hajdari në Facebook.

190472291 1605805689763910 422670972826505445 n


Të fundit

Tirana nderon flamurin amerikan, preket ambasadorja Kim: Askush s’mund të kërkojë një mik më të mirë se Shqipëria

Tirana është “veshur” me ngyrat e flamurit amerikan për të përkujtuar viktimat që humbën jetën 20 vite më parë...

Armando Broja shkëlqen edhe në Premier League në vetëm 18 minuta, flirton dy herë me golin

Armando Broja ka shkëlqyer në vetëm 18 minuta në fushën e lojës ndaj West Ham duke bërë diferencën në fushën e lojës. Në tre prekje...

Fundi tragjik në Tetovë/ Gruaja nuk iku nga zjarri, u dogj bashkë me burrin

14 viktimat e tragjedisë së Tetovës janë përcjellë për në banesën e fundit. Dy prej tyre janë edhe çifti i bashkëshortëve Xhemal dhe Zarife...

20 vite nga 11 shtatori/ Tirana vishet me ngjyrat e flamurit amerikan, Veliaj: E dimë shumë mirë çfarë është terrori

Tirana në solidaritet me popullin amerikan është veshur me ngyrat e flamurit të SHBA për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit. Sot...

Dita e Katalunjës/ Marshimi për pavarësinë mbush rrugët e Barcelonës (Video)

Manifestimi i dhjetë i Diadës i mbajtur këtë të shtunë në Barcelonë ishte përsëri një lëvizje e suksesshme pavarësisht rrethanave: pandemia dhe mungesa e...

Lajme të tjera

Web TV