Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen “Ali Demi” ku një makinë është përplasur me bordurën.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Kont Leopold Bertold” dhe për fat të mirë nuk ka viktima.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Fjala.al, makina ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të saj.
Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plote të saj.