Basha: Nga procesi i brendshëm do dalim të bashkuar dhe të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të takimeve në qytete. Dje ai është ndalur në Kuçovë ku ka folur para demokratëve, ndërsa ka nënvizuar faktin se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Më shumë se “denocimet” për atë që e konsideron si “masakra elektorale e 25 prillit” kreu demokrat është përfshirë në fushatë për veten. Janë tre kandidatura përballë tij dhe duket se Basha ndonëse ka nën kontroll strukturat drejtuese i drohet ndonjë rezultati negativ. Në këtë rast rezultat i keq do të konsideronte një fitore të ngushtë, çka do të bënte që në vijim të humbiste kredecialet edhe brenda partisë, drejtimin e së cilës e ka marrë që në vitin 2013. Sipas tij, nga proces i brendshëm, zgjedhjet e 13 qershorit që do të mbahen për kryetarin e ri, do të dalin të bashkuar dhe të fortë. Ai tha se nuk duhet ti japin kënaqësinë kundërshtarit politik për zgjdhjet që do të zhvillohen brenda Partisë Demokratike. “Mos t’ja japim kënaqësinë kundërshtarit që nga kjo garë që ne e bëjmë për të respektuar rregullat që na mbajnë bashkë, ta ndërpresim rrugëtimin që kemi nisur bashkë dhe që e kemi çuar shumë afër stacionit final. Le ta çojmë deri në fund këtë betejë që e kemi bërë krah njëri-tjetrit dhe ta bëjmë me të njëjtat vlera për të cilat jemi zotuar dhe me të cilat e kemi nisur. Që ne nuk përdorim shtetin, që ne nuk përdorim fondet publike për të blerë vota, ne nuk përdorim krimin për të intimiduar votuesit. Ne përdorim vetëm fuqinë e mendjes dhe të shpirtit tonë për të bindur qytetarët që ne jemi zgjidhja e problemeve të tyre të përditshme”, është shprehur Basha.

Zgjedhjet e 25 prillit

Kreu i PD-së është ndalur edhe në zgjdhjet e 25 prillit. Sipas tij edhe pas këtyre zgjdhjeve por edhe pas zgjedhjeve në PD do dalin më të bashkaur se kurrë. Ai tha se kundërshtari politik nuk mund ta gjunjëzojë PD-në. “Kush mendon se beteja mbaroi me 25 prill e ka gabim, kush mendon se do të na ulë në gjunjë e ka dy herë gabim. Pse? Sepse kemi dalë gjithmonë të bashkuar në betejë, të bashkuar ishim në betejën e 25 prillit dhe kërkesa ime e parë është që të bashkuar të dalim edhe nga kjo garë e brendshme e cila është një oportunitet shumë më i madh se fushata normale që s’na jep kohë të flasim me njëri-tjetrin se po ju flasim qytetarëve që të flasim me njëri-tjetrin drejtpërdrejt. Edhe për atë që na rëndon në zemër, padrejtësinë, zemërimin, edhe për vendosmërinë për ta kthyer këtë në energji për të vazhduar betejën, edhe për reflektimin e brendshëm të gjithsecilit nga unë i pari dhe çdokujt tjetër dhe për të gjetur brenda vetes tonë, edhe forcën për të ndrequr ato që kemi ne në dorë dhe detyrë të ndreqim brenda vetes tonë, brenda familjes tonë”, tha Basha. Ai tha se qëndresa që po bëhet nuk bëhet për PD, por për gjithë qytetarët që presin ndryshimin. “Këtë qëndresë nuk e zgjodhët thjesht dhe vetëm për ardhjen në pushtet timen apo tuajën, por e zgjodhëm për t’i sjellë shqiptarëve atë që kërkonin dhe atë që meritojnë, ndryshimin. Atë për të cilin akoma shpresojnë dhe kanë nevojë më shumë se kurrë sot, shpresën për ndryshim dhe që nuk ka ku ta gjejnë përveçse tek Partia Demokratike e cila nga kjo betejë ka provuar se ka forcën të dalë edhe me e bashkuar, edhe më e fuqishme edhe pse është futur në betejë me duar të lidhur para një regjimi”, tha Basha. kreu i demokratëve ka vijuar se zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur dhe këtë, sipas tij, e kanë dëshmuar edhe misioni OSBE-ODHIR. “Takohemi pak javë pas një prej betejave më të rrepta që ka njohur vendi dhe që ka kryer Partia Demokratike në 30 vite të pluralizmit. Një betejë e cila është luftuar në çdo cep të Shqipërisë, edhe këtu në Kuçovë nga demokratët e drejtuar nga ju dhe nga qytetarët e etur për ndryshim. Një betejë që siç e kam thënë prej ditës së parë, nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe rregullat demokratike sepse të vetëdijshëm siç kemi qenë prej ditës së parë, nuk hyjmë në betejë me një kundërshtar politik, por me një regjim i cili i ka bërë në një partinë dhe shtetin siç u demonstrua dhe u zbardh publikisht edhe nga misioni i OSBE-OHDIR dhe ka perfeksionuar skemën e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Nga kjo pikëpamje, ndonëse stacioni i 25 prillit nuk përbën ndryshimin për të cilin luftuam, ndonëse ndryshimi përkohësisht është i ndalur, diçka e kemi arritur: kemi treguar forcën tonë, por dhe forcën e njerëzve”, tha Basha.

Lexo edhe :  ‘Tirana nga ajri’/ Kryeministri Rama: 5-6 vitet e ardhshme, bum zhvillimi

Ftesa e Ramës

Kreu u demokratëve është ndalur dhkurt edhe tek ftesa që ka bërë kryeministri Rama Bashës për të bashkëpunuar. “Keni parë, s’ka as festë, as buzëqeshje. Ka vetëm dredhira dhe diversione. Ftesa për bashkëpunim për vija të kuqe, pse? Hajduti e di krimin që ka bërë. Dhe përmes diversioneve, apo akoma më keq ftesave për bashkëpunim pa vija të kuqe, mendon se do ta hedh dhe do ta kalojë lumin”, pohoi ai.

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV