E rëndë/ Polici dhunon çiftin e të moshuarve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjeç nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati. Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça tregojnë për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit.

“Para derës së madhe patëm shtruar një çimento atje dhe një ditë më thotë gruaja që ka ardhur filani duke bërtitur se pse e keni bërë këtë çimento këtu. I thashë që do merrem vesh me të. Duke fjetur gjumë në drekë më thotë gruaja që ka ardhur. Dal unë i them si është puna. Thotë ke bllokuar këtë vijë. Por i thashë që vijën ja ku e ke, por nëse e ke bllokuar, vijën unë e hap. Ti tha ke mashtruar komshiun ke shtruar rrugën. Nëse të kam prishur punë këtu i thashë fol se e prish dhe çimenton. Unë e prish vetë i thashë dhe e mori atë tokmakun edhe i hyri çimentos i ra dhe derës. I thashë “ke luajtur mendsh” mor burrë. Kapi gruaja tokmakun dhe ai ia rrasi në krahë dhe në sy. Kur i ra gruas shkova ta kap unë se thashë ca bën ky, është i luajtur mendsh. Edhe ma futi me shpullë dhe nxorri pistoletën. Pistoleta më trembi dhe ma vuri këtu në vesh. Si më ra në shpullë më vuri pistoletën. I lëshova duart dhe i ra pistoleta. Nuk isha i zoti unë me marrë pistoletën. Morëm fëmijët dhe në 12 të natës erdhën këtu”, tha i moshuari.

Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi. Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallëzim në polici për Zagratin. Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallëzimi. Në të njëjtën kohë, Zagrati montonte çështjen duke sajuar histori sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi.

“Jemi marrë në pyetje në orën 09:00 të darkës. Ishte një ftohtë i madh, pleqtë ishin të larguar”, tha vajza e çiftit.

“Rrinin atje dhe ne nuk na merrnin. U trishtova te pistoleta, u stresova. Kjo ka vënë syve, nuk ka pasur syze. E goditi me tokmak guri në sy”, tha i moshuari.

“Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve.

Polici Bukurosh Zagrati: Me punën e denoncimit, ky pas një kohe që pati punuar… Ka ikur në Itali.

Gazetari: Ju nuk jeni komshinj me zotërinë?

Polici Bukurosh Zagrati: Ata i ka goditur, vetë fëmija i vet.

Gazetari: Kurse për pleqtë…

Polici Bukurosh Zagrati: Pleqtë, s’kam përdorë dhunë fare.

Gazetari: Jo, jo, është turp zotëri! Si mund të të vijë ty, ose mua, të na i dhunojnë pleqtë?!

Polici Bukurosh Zagrati: Si ta merr mendja, që e kam bë unë?! Absolutisht jo ore! Nuk kam dalë fare, nuk janë dhunuar, kanë modifikuar gjithçka.

Gazetari: Si mund…? Për çfarë arsye?

Polici Bukurosh Zagrati: I kanë modifikuar, pra.

Gazetari: S’kanë asnjë interes, s’kanë as problem me pronat, as probleme me komshiun, asnjë lloj interesi s’ke.

Lexo edhe :  U ekzekutua me 15 plumba, familjarët e Delon Troqes dhunojnë me grushte mjekun e Reanimacionit

Polici Bukurosh Zagrati: Kanë interes, pleqtë more, gënjejnë, se janë mashtruesa, more…!

Gazetari: Po pse, çfarë interesi kanë?

Polici Bukurosh Zagrati: Interesi, që kanë të më heqin nga puna mua.

Gazetari: Po pse? Ja të hoqën, çfarë?

Polici Bukurosh Zagrati: Janë njerëz, që për të bërë keq, janë të përgatit.

Gazetari: Po jo, more zotëri!

Polici Bukurosh Zagrati: Po, po more, kjo është gjithë realiteti.

Gazetari: Po jo more zotëri, se historia është kështu: ti ke dhunuar dy pleq, ke ik në terezinë tënde, kanë ardhur Ardiani dhe motra nga Italia në dy të natës, kanë ardhur të nesërmen, për të bërë denoncim këtu, që në 7:30 të mëngjesit. E kemi të regjistruar dhe i është marrë denoncimi në 21:00 të darkës. Absurde, ti je polic, të vij unë sot si qytetar, sa duhet të pres unë, të marr denoncimin? Ata ishin duke bërë denoncim, ti lajmërove policinë, kanë vajtur 5 herë, kanë kontrolluar shtëpinë, duke bërë terror dhe në orën 21:00, Aldo Buci ka marrë deklaratën për kallëzim dy pleqve.

“Kanë vajtur tre herë kontroll lart. Filluan sulmet nga Bukuroshi. Kontroll për armëmbajtje pa leje. Nuk gjetën gjë, kontrolluan 10 herë. Shkonin lart, tmerronin fëmijët”, tha vajza.

Prokurori i çështjes, Rifat Kojku, nuk ka bërë asgjë për të zbardhur ngjarjen, edhe pse dosja ka dy vjet, që fle në sirtarin e prokurorit. “Këto gjëra janë false. Nuk jam dijeni”, tha polici, i cili nuk është thirrur fare në prokurori për këtë çështje.

Vajza e të moshuarve: Si jeni? Mirë?

Prokurori Rifat Kojku: Si kalove? A je mirë?

Vajza e të moshuarve: Unë kisha dy probleme, kërkoj një minutë, jam goca e Rexhepit, Rexhep Muçës!

Prokurori Rifat Kojku: Po!

Vajza e të moshuarve: Edhe para ca.., një viti, prindërit e mi janë dhunuar nga një punonjës policie, që quhet Bukurosh Zagradi. Desha me dit, ti çfarë ke bërë për këto letrat, që ne kemi bërë denoncimin? Unë kam ardhur nga Italia apostafat. Unë desha të di, ti çfarë ke bë, që mami im është rrahur barbarisht me çekiç biles…

Prokurori Rifat Kojku: Nuk është rraf barbarisht..

Vajza e të moshuarve: Po si?

Prokurori Rifat Kojku: Të ishte rrahur barbarisht, do ishte vepër penale tjetër, unë me një fjalë nuk të jap llogari ty tani.

Vajza e të moshuarve: Po ti llogari, e di, që nuk i jepni as mua, as shtetit, asnjë njeriu, ju e keni çdo gjë në dorë.

Prokurori Rifat Kojku: Jo, s’e kam unë në dorë.

Vajza e të moshuarve: Se gruaja, kur vajti te dera e madhe, i nxorri pistoletën: “unë do t’ju vras” tha, se “kam shtetin”. Doli e vërtetë. Janë këtu, këto letra i ke firmosur ti dhe ti je prokurori Rifat Kojku.

Prokurori Rifat Kojku: Po!

Vajza e të moshuarve: Je ti, nuk jam gabim, se unë kam 20 vite, që kam ikur nga këtu.

Prokurori Rifat Kojku: Unë nuk të jap llogari ty.

Vajza e të moshuarve: Po kujt do t’i japësh llogari? Po ti, a e njef Bukurosh Zagratin? A e njeh?

Prokurori Rifat Kojku: Po ec pra, tashi!


Të fundit

E rëndë/ Polici dhunon çiftin e të moshuarve

Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën që kanë pësuar prindërit e saj 69...

“Obobo, o Besii…o Besiii”/ Bes Kallaku ‘sherr’ me sulmuesin e Kombëtares në restorant (Video)

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit Sokol Cikalleshi dhe aktori Bes Kallaku janë miq të mirë me njeri-tjetrin. Mirëpo siç ndodh rëndom mes shqiptareve, ka...

“Kam puthur 3 vetë”/ Lidhja treshe shokon pastorin Akil Pano, heq kufjet dhe largohet nga emisioni (Video)

Puthja treshe mes këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, të dashurit të saj Taika Ëaititi dhe aktores Tessa Thompson ka shkaktuar debate të forta...

Lajm i mirë/ Një tjetër shtet njeh patentat shqiptare, miratohet marrëveshja

Patentat shqiptare do të njihen në Arabinë Saudite. Qeveria ka miratuar sot në parim marrëveshjen me Mbretërinë eArabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të...

Brataj zbulon “sekretin” e Komitetit Teknik: Do hiqen maskat, ora policore do zgjatet

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open, ka folur në lidhje me masat që do të merren...

Lajme të tjera

Web TV