Iu qëndron magneti në krah pas vaksinës? Ministria e Shëndetësisë reagon pas videove shqetësuese të qytetarëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qytetarët nga Kosova dhe jo vetëm, kanë filluar të shprehin një shqetësim aspak të zakonshëm pas marrjes së vaksinës për Covid-19. Ata po thonë se në trupin e tyre po krijohet magnet, saqë edhe monedhat po u ngjiten në trup. Për këtë shqetësim ka folur Ministria e Shëndetësisë.

Situata pandemike në Kosovë ka arritur të sjellë shqetësime tek kosovarët se a do të arrijnë të vaksionohen në kohë e me vaksinat e duhura anti-Covid19, ndërkohë, në nivel vendi, siç njofton edhe Ministria e Shëndetësisë, kanë arritur 57 mijë 615 qytetarë të Kosovës të marrin vaksinën AstraZeneca.

Por, pas injektimit, në rrjetet sociale dhe plaftorma të ndryshme po qarkullojnë video e fotografi të realizuara nga vetë qytetarët, duke dokumentuar një shqetësim të tyre, atë të pas marrjes së vaksinës.

Përmes këtyre dëshmive që qarkullojnë gjithandej, ata tentojnë të tregojnë se pas vaksinimit në krahun e tyre po krijohet një lloj magnetizmi e që po arrin të tërheq copëza hekuri. Ata besojnë se një gjë e tillë po ndodh ngase si duket në trupin e tyre është futur një lëngë apo mikro-cip që shkakton një tërheqje të tillë.Një nga qytetarët e shqetësuar është edhe B.R, e cila pohon se pas marrjes së vaksinës ka provuar “trendi” e magnetizmit, të cilës i rezultoi ashtu si të tjerëve.

“Pas marrjes së vaksinës e provova edhe unë se a po ngjiten monedhat në krahun ku u vaksionova dhe doli se po, monedha u ngjit në krahun e vaksionuar, ndërsa në krahun tjetër ku pritet me marr vaksinën e dytë nuk po kapet”, ka treguar ajo.

Në lidhje me këtë dukuri, FaktePlus ka arritur të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të kemi një sqarim se pse është duke ndodhur kjo dhe se sa e dëmshme mund të jetë për shëndetin e çdo të vaksinuari. Mirëpo, një shqetësim të tillë, ata e konsiderojnë si konspiracion të radhës.

Lexo edhe :  Servantes/ Suksesi i “Don Kishotit”, si një kryevepër botërore e letërsisë

“Dëshmojnë se bëhet fjalë për konspiracione të radhës.”, thuhet në përgjigjen e MSH për FaktePlus.


Të fundit

Falsifikonin kartelat e punës të të burgosurve, arrestohen për dy policë të burgjeve (Emrat)

Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Konkretisht, mësohet se...

Xhubleta: histori dhe traditë shqip

Nuk është thjesht një veshje, ajo është rit, kulturë shekullore, traditë. Të vishje xhubletën, nuk ishte thjeshtë një rutinë e përditshme. Për këtë trashëgimi të...

Kriza në kufirin Kosovë-Serbi/ Arrihet marrëveshja, Vuçiç “kërcënon”: Do tërhiqemi, por shqiptarët ta dinë se…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dha një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Oficerëve në Nish. Ai vuri në dukje se është arritur një kompromis...

Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Abu Dhabi: I ftuar nderi në World Policy Conference

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Abu Dhabi. Mësohet se ai do të marrë pjesë në World Policy Conference, ku është edhe...

“Efikasiteti i gjykatave, qëllim kryesor”, Soreca: Reforma në Drejtësi duhet të konsolidohet tani

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me ministrin e ri të Drejtësisë, Ulsi Manja. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’...

Lajme të tjera

Web TV