Kriptomonedhat po tronditen, kujdes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Akademik Anastas Angjeli

Këto ditë tregjet financiare i kanë rënë “zileve të alarmit” se kriptomonedhat po tronditen. Vlera e Bitcoinit, e cila kontrollon vetëm rreth 47% të të gjitha kriptovalutave, ra të mërkurën e kaluar me 31 %. Të njejtën gjë pësuan dhe kriptomonedhat e tjera të rëndësishme si Ethereum, e cila bëri pikiat me rreth 42 %, ndërsa monedha që lindi si parodi Dogecoin u fundos me rreth 45%. Të nesermen (të ejten) ato filluan ringritjen e tyre, por jo me drejt vlerave kulmore të tyre. Vetëm nga kjo tronditje investitorët, sipas analisteve, humbën rreth 500 miliardë doollarë. Por tronditja vazhdoi. Bitcoin ka humbur sërish pikë në fund javë, duke zbritur nën 33,000 dollarë. Aktualisht po tregtohet me 32,202 dollarë, me një rënie prej 15,56% në 24 orët e fundit. Keshtuqë në 10 ditë, kriptovalutat kanë “djegur” 1.220 miliardë dollarë. Kjo është ajo që del duke krahasuar të dhënat historike të Coinmarketcap, vëzhguesi kryesor online i kriptomonedhave.

Çfarë ndodhi? Ishte kjo një normalitet i tregjeve financiare? Ishte një spekullim në këto tregje? Apo fllucka e Bitcoin po jep sinjale se do të plasi? Ndërkaq, analistët e tregjeve finaciare dhe ekspert të ndryshëm të monedhave dixhitale menjëherë vunë pikpyetje mbi të ardhmen e këtyre monedhave dhe lajmi mori dhenë “Bitcoin zhduku 500 miliardë usd, dhe në fundjavë kjo përllogaritet të jetë 1200 usd, kriptomonedhat humbën në një ditë gati gjysmën e vlerës së tyre. Flluska e kriptomonedhave duket se po plas”-kështu njoftoi e famshmja “Bloomberg Business”, duke iu referuar analizave të tregut dhe të dhënave të mësipërme.

E gjitha kjo tronditje ndodhi për shkak të rënies së çmimit të Bitcoin poshtë mesatares së saj, ku miliona njerëz nxituan për të shitur kriptomonedhat e tyre, e cila vinte nga dy shkaqe kryesore. Fillimisht një ‘tëeet’ i Elon Musk se Bitcoin nuk do pranohej më si formë pagese për shkak të dëmit që i bën natyrës dhe së fundmi një vendim i Bankës Qëndrore të Kinës, për institucionet financiare, i cili u kërkonte atyre që të mos pranonin kriptomonedhat si formë pagese. Kjo lëvizje shkaktoi panik dhe trembi të gjithë investitorët, të cilët, tashme, druhen se pas Kinës edhe shtet të tjera do të fillojnë të bëjnë presion për rregullimin e tregut të lënë të lirë deri më tani.

SHBA, fillimish nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë, duke i lënë të lira tregjet, por pas goditjes ne fund jave, Thesari i SHBA njoftoi se do të kërkonte pajtueshmëri më të rreptë të kripto me IRS, ndërsa institucione të mëdha si JPMorgan ofrojnë edhe produkte investimi për këto asete për klientët e tyre të pasur. Një raport i JPMorgan tregoi se investitorë të mëdhenj institucionalë po hidhnin bitcoin në favor të arit. Lajmi ngriti pyetje në lidhje me mbështetjen institucionale për kriptovalutën.  Por Banka Qendrore Europiane e ka cilësuar Bitcoin si aset “me gjurmë të mëdha karboni dhe përdorim të mundshëm për qëllime ilegale”, ndërsa paqëndrueshmërinë e çmimit si diçka shumë të rrezikshme për të investuar.

 

Zhvillimet e fundit të parasë, çfarë janë kriptomonedhat, paratë dixhitale dhe e ardhmja e tyre?

Zhvillimet e vrullshme që solli globalizimi i ekonomisë, veçanërisht dy tre dekadat e fundit; (hapja e etnive, zgjerimi i tregjeve, rritja e shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimi etnik dhe rritja e investimeve kapitale nga një vend në tjetrin, zgjerimi i bashkimeve etnike e tregtare, zhvillimi i teknologjisë, inovacionit,dixhitalizimi etj) nuk mund të mos prekte dhe format e transaksioneve dhe të pagesave si dhe vetë paranë.Nuk bëhet fjalë për diskutime teorike apo kërkime shkencore, por për  veprimtari praktike të kriptomonedhave. E ndërsa realiteti i veprimtarisë dhe tregu vazhdon të zhvillohet (me gjithë anët pozitive të pritshme apo anët negative dhe pasojat) debatet dhe mendimet se çfarë po ndodh me paranë sot dhe çfarë pritet në të ardhmen?

A po lindin forma të reja të parasë? A po ndryshojnë funksionet e parasë? A e keni imagjinuar ndonjëherë jetën pa paranë klasike prej letre? A keni menduar ndonjëherë se si do të ndiheshim nëse nuk do të kishim më nevojë të posedojmë monedha apo kartmonedha në duart tona? A do të mundemi ne që në të ardhmen e afërt të kemi mundësinë e menaxhimit të pasurisë sonë vetëm përmes një telefoni inteligjent (smart)? Do të jemi në gjendje të kontrollojmë llogaritë tona, e të jemi autoriteti i vetëm në vendimmarrje për të gjitha transaksionet që dëshirojmë të bëjmë, pa patur nevojë për ndihmën e sistemeve tona bankare, qeverive apo faktorëve të tjerë rregullativë, të cilët shpesh edhe implemetojnë politika që jo domosdoshmërisht bazohen në nevojat tona reale? Po kriptomonedhat (kriptovalutat apo monedhat dixhitale), çfarë janë? A rrezikohemi prej tyre? A jane ato nje realitet ne rritje? Apo e ardhmja u takon atyre?

Po çfarë janë kriptomonedhat? Tashmë është e njohur se kriptomonedhat (kriptovalutat apo monedhat dixhitale) janë një formë paraje dixhitale që janë krijuar për të qenë më të sigurta, dhe në shumë raste, anonime.

Një ndër kriptovalutat më të njohura është Bitcoin, e krijuar në vitin 2008, dhe që mbetet ende më e fuqishmja. Gjatë dekadës së fundit janë krijuar qindra të tjera, por që nuk i afrohen vlerës së saj.

Në 2008, një person (apo grup personash) nën emrin anonim Satoshi Nakamoto, publikuan një shkrim shkencor me titullin “Bitcoin – Një sistem elektronik për shkëmbimin palë-më-palë të parasë”. Bitcoin është një rrjet njerëzish, që ndërveprojnë pa praninë e bankave apo të institucioneve financiare. Çdo sasi bitcoin lidhet me një kopje kodesh, çelësa kriptografikë, vetëm një çelës privat për çdo pronar. Në këtë rrjet ka palë që thjesht blejnë, shesin ose transferojnë monedhë, si dhe palë të cilat marrin përsipër verifikimin e transaksioneve. Këto të fundit shpërblehen me një vlerë të vogël. Bitcoin për transaksionet që verifikojnë e në simbolikë të zbulimit të “arit dixhital” quhen palë minatore.

Ajo që përbën risi, është fakti që transaksionet përhapen në të gjithë rrjetin përmes një konsensusi, duke lejuar të gjithë ata që verifikojnë të shohin ç’po ndodh. Në këtë mënyrë bëhet i pamundur manipulimi i vlerave të transferuara sepse manipuluesit do t’i duhej të ishte në të njëjtën kohë kudo për të rindërtuar historinë e transaksioneve, histori, e cila ruhet në mënyrë të pakorrigjueshme e të pamanipulueshme përmes teknologjisë Blockchain. Bitcoin sigurohet nga pjesëmarrja e individëve në rrjet, i cili e mban gjallë. Informacioni përhapet kudo në mënyrë të njëjtë. Blockchain, protokolli mbi të cilin Bitcoin ekzekutohet, lejon palë të ndryshme të ndërveprojnë pa i besuar njëri-tjetrit. Besimi i lihet teknologjisë e jo më bankave, institucioneve apo ndërmjetësve të tjerë financiarë.

Valutat elektronike përdorin teknologji të decentralizuar për të bërë që përdoruesit të kryejnë pagesa dhe transaksione, pa përdorur emrin ose llogaritë bankare, përmes teknologjisë ‘blockchain’ që përditësohet nga zotëruesit e valutës. Njësitë e kripto-valutës krijohen me anë të procesit të ‘gërrmimit’ (mining), por përdoruesit mund ta blejnë atë nga ndërmjetës, ta depozitojnë dhe ta shpenzojnë me anë të portofolëve kriptografikë.

Shumica e njerëzve që investojnë në bitcoins e bëjnë këtë duke blerë ato ekzistuese dhe duke marrë pjesë në procesin e nxjerrjes. Ato mund të blihen dhe të ruhen duke përdorur “Bitcoin”. Është shumë e thjeshtë, dhe ju mund të filloni t’i shpenzoni menjëherë në dyqanet online dhe për shërbimet që i pranojnë ato.

Ndër funksionet kryesore të Bitcoin jashtë funksioneve të parasë mund të përmbledhim: Blerjet  online ; Donacione ; Mikro-pagesat; Transaksionet informale; Investime; Transaksionet ndërkombëtare dhe financimet ;Blerja e mallrave të huaja;

Sipas The Economist, Bitcoin,njehershi, kanë tri cilësi të dobishme për të qenë një monedhë: ajo është vështirë për t’u fituar, e kufizuar në furnizim dhe e lehtë për t’u verifikuar. Ekonomistët përcaktojnë paratë si një element me vlerë, një mjet shkëmbimi dhe një njësi llogarie dhe pajtohen se bitcoin në njëfarë mënyre, arrin t’i përmbushë të gjitha këto kritere.

Sipas këtij argumenti Bitcoin ka filluar të përdoret në shumë fusha nga përdorues të ndryshëm. Sipas hulumtimit të bërë nga Universiteti i Kembrixhit në vitin 2017, 2.9 milionë deri 5.8 milionë përdorues të veçantë përdornin nga një portofol kriptokurrency, shumica e tyre duke përdorur bitcoin. Kjo monedhë virtuale është pranuar nga tregtarët, nga ofruesit e shërbimit të pagesave, nga institucionet financiare, nga sipërmarrësit, etj.

Statistikat tregojnë që pranimi i bitcoinit nga tregtarët, në vitin 2015, tejkalonte 100,000 dhe në vend të tarifave 2-3% që ishin nga përpunuesit e kartave të kreditit, tregtarët që pranojnë bitcoins shpesh paguajnë tarifat nën 2%, deri në 0%. Ndërsa ofruesit e shërbimeve të pagesave zakonisht përdorin shërbimet e ofruesve të shërbimeve të pagesave bitcoin, si: BitPay ose Coinbase. Kur një klient paguan bitcoin, ofruesi i shërbimit të pagesave pranon bitcoin në emër të tregtarit, konverton atë në monedhën vendase dhe dërgon shumën e marrë në llogarinë bankare të tregtarit, duke ngarkuar një tarifë për shërbimin.

Kompanitë Bitcoin për institucionet financiare, kanë pasur vështirësi në hapjen e llogarive bankare tradicionale, sepse huadhënësit kanë qenë në dyshim për lidhjet e bitcoin me aktivitetin e paligjshëm. Sipas Antonio Gallippi, një bashkë-themelues i BitPay, “bankat kanë frikë të merren me kompanitë bitcoin, edhe nëse duan me të vërtetë”, ta bëjnë atë.Por bitcoin nuk është kriptomonedha e vetme në qarkullim. Tashmë prej vitesh ekzistojnë edhe shumë kriptomonedha të tjera. Ndër më të rëndësishmet sipas vlerës dhe numrit të transaksioneve të kryera me to, mund të përmendim[1]

1) Litecoin (LTC ) 2)Ethereum (ETH)3) Zcash (ZEC)) 4) Dash (DASH)5) Ripple (XRP)6) Monero (XMR)7) Bitcoin Cash (BCH)8) NEO (NEO)9) Cardano (ADA)10) EOS (EOS)

Lexo edhe :  Big Brother Italia “hakmerret” ndaj Heidi Baçit

Qëndrimi i autoriteteve dhe qeverive të vendeve të rëndësishme lidhur me zhvillimin e një tregu monetar dixhital

Sistemi blockchain nëse kontrollohet përmes krijimit të një baze ligjore e cila në se shërben për të rregulluar krijimin dhe funksionimin e një sistemi dixhilat për kryerjen e pagesave, mund të jetë eficient dhe te sjelle rezultate shumë të mira në optimizimin e kohës dhe të burimeve duke minimizuar gabimet apo problemet në funksionim të sistemit. Vende si India, Singapori apo Mbretëria e Bashkuar janë duke vlerësuar mundësinë e një versioni të modifikuar të teknologjisë blockchain në funksion të sistemit të pagesave. Në këtë linjë, Banka e Kanadasë ka eksperimentuar një projekt CAD-coin sesi transfertat me volum të madh mes bankave mund të finalizohen në të ardhmen, ndonëse nuk ka ende një projekt të një monedhe dixhitale.

Ndërsa Banka Qëndrore e Holandës ka konfirmuar zhvillimin e simulimeve për të përfituar një eksperiencë eksperimentale mbi funksionimin e teknologjisë blockchain me një monedhë dixhitale DNBcoin.Edhe Franca  ka bere dicka ligjore rregullative ne kete drejtim.Nderkaq,pas tronditjes se kriptomonedhave kete jave qe lame pas, dhe  shitja e bitcoin vazhdoi pas një jave tregtimi në rënie, edhe autoritetet në Kinë dhe SHBA lëvizin për të forcuar rregulloren dhe pajtueshmërinë e taksave mbi monedhat e kriptuara.

Implementimi i teknologjisë blockchain të përshtatur për nevojat e një banke qëndrore gjykohet se ka potencialin të përmirësojë sistemin ekzistues të pagesave përmes uljes së kostove kohore dhe financiare të pagesave dhe minimizimit të riskut të likuiditetit dhe të kreditit.

Sistemi i pagesave me blockchain pretendohet se konkurron në të dy këto drejtime, nëpërmjet unifikimit të procesimit dhe të finalizimit të transfertave në një hap të vetëm. Fillimisht teknologjia mund të konsiderohet më e përshtatshme për sistemet e transfertave me volum të madh monetar, kryesisht të kryera mes institucioneve financiare.

Autoritetet monetare apo rregullatorë të shumë shteteve të rëndësishme po hulumtojnë mbi potencialin dhe mundësitë e reja të teknologjisë blockchain. Në këtë drejtim, shumica e vendeve të zhvilluara kanë deklaruar se nuk synojnë emetimin e një monedhe kombëtare dixhitale si konkurrente të monedhës bitcoin. Përjashtim nga ky grupim bën Banka Qendrore e Suedisë, e cila, ka pranuar publikisht mundësinë e një monedhe kombëtare dixhitale.

Përhapja relativisht e gjerë e transaksioneve me bitcoin dhe monedhave të tjera në vende me popullsi të madhe si India apo Kina, ka intensifikuar përpjekjet e këtyre vendeve në drejtim të aftësisë për të monitoruar pagesat me to. Përhapja e gjerë e monedhave të tjera në vende si ato më sipër dhe nevoja e institucioneve përkatëse për ti monitoruar veprimet financiare me bitcoin ka nxitur marrjen në konsideratë të implementimit të kuadrit ligjor kufizues në adoptimin e monedhave virtuale.

Përtej këtyre rasteve, zëvendësimi i monedhave kombëtare nga kriptomonedhat nuk konsiderohet një kërcënim serioz nga autoritetet përkatëse. Një ndër arsyet është se publiku është relativisht i informuar në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet që vijnë nga përdorimi i tyre.

Prirja për të implementuar një kudër ligjor kufizues ndaj transaksioneve me monedhat virtuale është e ngadaltë dhe e kufizuar. Nga njëra anë kjo tendencë kushtëzohet nga vështirësia në implementimin e masave rregulluese dhe ligjore që kufizojnë përdorimin e tyre.

Shumica e vendeve kanë mbajtur qëndrime asnjanëse. Ndërkaq monitorimi për qëllim të pastrimit të parave, financim të terrorizmit apo tatimit të fitimeve kapitale nga investimet në monedha virtuale po shihet me vëmendje brenda kuadrit ligjor ekzistues ose në modifikime ne kuadrin ligjor ekzistues, sikurse ka qenë rasti i SHBA.

Por, paralelisht me masat mbrojtëse të marra në shumë vende të botës për të limituar transaksionet e monedhës virtuale, duke qenë se nuk mund t’i kontrollonin ato, ka edhe pikëpamje alternative, sipas së cilave Blockchain mund të përdoret për të sjellë efekte pozitive, sidomos në ekonomitë e vendeve në zhvillim.

Ky sistem mund të garantojë qëndrueshmëri përmes rritjes së besimit dhe shmangies së korrupsionit. Sistemi Blockchain regjistron të gjithë transaksionet duke krijuar një protokoll transparent, kur ai kontrollohet dhe përdoret nga subjekte të identifikuara. Katër fusha të lidhura me qeverisjen mund të përfitojnë nga përdorimi i Blockchain si:

Së pari, Pronësia. Përmes Blockchain mund të identifikohet çdo objekt në qarkullimin civil, i cili është i inventarizueshëm në mënyrë dixhitale.

Së dyti, Gjurmueshmëria e burimeve dhe materialeve. Përmes këtij sistemi mund të krijohet një zinxhir transparent i ciklit të jetës së të gjithë produkteve, që nga origjina e tyre e deri te kalimi në pronësi të konsumatorit përfundimtar.

Së treti, Incentivimi. Mund të ndihmojë shumë persona të marrin pjesë në transaksione financiare pa pasur nevojë ose kur e kanë të pamundur ndërmjetësinë e një banke. Ai mund të sigurojë ruajtjen dhe përdorimin e fondeve për qëllimin e duhur duke vendosur kushte përmes sistemit. Paratë, mund të lidhen me qëllimin final të projektit dhe të bëhen të ripërdorshme vetëm pasi objektivat finalë të projektit arrihen (parasë mund ti vendoset një datë skadence lidhur me realizimin e një objektivi).

Së katërti, Politikëbërja. Blokchain mund të ulë korrupsionin në institucione publike pasi siguron transparencë të lartë gjatë çdo këmbimi të lejuar.

      

Shqipëria perballë këtij fenomeni – Kujdes!

(Kjo edhe për shkak të eksperiencës së hidhur që vendi ynë kaloi me krizën e skemave piramidale në vitin 1997)

Burime jo zyrtare deshmojne se se perdorimi i kriptomonedhave (monedhave digjitale) kane filluar te perdoren (ne menyre informale nga investitore individual), edhe pse jo ne menyre massive, edhe ne vendin tone. Nderkaq burime zyrtare konfirmojne se investime te parave dixhitale ne tregjet financiare, ende nuk ka (nuk ka kompani te licensuara)

Niveli i informimit dhe besueshmëria në sistemin financiar në vendin tonë është ende jo i duhuri. Besueshmëria e ulët, vec faktoreve tjere, është pasoje dhe e një historiku negativ si ai i firmave piramidale dhe e nivelit foshnjor të tregut të kapitaleve. Ky skepticizëm i lartë përtej efekteve negative që sjell në ekonomi, ka shërbyer deri diku edhe si nje mase” mbrojtje”. Por ekonomia e vendit tone a mund të rrezikohej nga përhapja e ndjeshme e blockchain dhe kriptomonedhave ? A jane te nevojshme rregullime ligjore dhe nenligjire, institucionale dhe ligjore ne drejtim te investimit ne monedha digjitale ?

Nisur nga zhvillimet e viteve te fundit ne tregjet financiare nderkombetare dhe fillimit te perdori mitt e parave dixhitale (investimin me ane te tyre ne keto tregje) ne vendin, tone u hodhen hapat e pare ligjore. Keshtu eshte miratuar Ligji nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” është një ligj mjaft i rëndësishëm për tregun financiar dhe ekonominë e vendit tonë, për disa arsye, si më poshtë :

Së pari, ky igj lindi si nevojë e tregut financiar, në kushtet e zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe përhapjes së përdorimit të aktiveve virtuale e shërbimeve financiare të lidhura me to. Përfshirja gjithnjë e më shumë e investitorëve dhe ofruesve të infrastrukturës së tregjeve financiare bëri të nevojshëm rregullimin e tregut të aktiveve virtuale dhe të pjesëmarrësve në këtë treg.

Së dyti, tregjet e aktiveve virtuale, aktualisht, janë të parregulluara nga legjislacioni dhe mbartin një sërë rreziqesh të mundshme, siç janë krijimi i skemave mashtruese apo skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut. Prandaj nevojitet jo vetem nje ligj, por një kornizë ligjore e plotë (akte nenligjore) në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet.

Së treti, direktiva 2018/843 përcakton detyrimin e autoriteteve përkatëse të shteteve anëtare të BE-së për të regjistruar ose licencuar ofruesit e shërbimeve të lidhura me monedhat virtuale/tokenat digjitalë. Gjithashtu, organizata ndërqeveritare Financial Action Task Force(FATF) rekomandon identifikimin e autoritetit përgjegjës dhe regjistrimin ose licencimin e të gjithë ofruesve të shërbimeve të mjeteve virtuale në shtetin në të cilin janë krijuar.

Së katërti, përcaktimi i kuadrit ligjor dhe ecuria e mirë e tregjeve të aktiveve virtuale pritet të sjellin një shfrytëzim më të mirë të zhvillimeve teknologjike ; uljen e kostove të sistemit të pagesave ; nxitjen e financimeve për ekonominë e vendit, nëpërmjet burimeve alternative të financimit ; tërheqjen e investitorëve të huaj dhe krijimin e përfitimeve ekonomike për vendin.

Por, ligji i mesiperm eshte miratuar nё datёn 21.5.2020 dhe ka hyre ne fuqi me 1 shtator 2020. Dhe sipas nenit 106 te ketij ligji “Aktet nënligjore”, percaktohet se :

  1. Këshilli i Ministrave miraton me vendim, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, aktet nënligjore rregulluese që i përkasin fushës së përgjegjësisë së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), sipas përcaktimeve të këtij ligji.
  2. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miraton, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, aktet rregulluese që i përkasin fushës së përgjegjësisë së saj, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Mëqoftëse, ende këto akte nënligjore nuk kanë dalë, dhe nuk ka rregulla tatimore për përdorimin individual (Coll Center), por dhe për investimin e tyre në tregjet financiare, nevojitet përshpejtimi i miratimit të tyre dhe zbatimi në praktikë, me qëllim që ky fenomen (I përdorimit të monedhave digjitale, Bitcoin, etj), të mos kthehet në një instrument spekulativ, dhe me pasoja për investitorët.                                                       

Por, çfarë do të ndodhi në të ardhmen me paranë? E sigurt është që edhe në këtë drejtim (siç e përmendëm që ka filluar) nuk mund të mos priten zhvillime të reja, që edhe pse nuk ndryshojnë thelbin e parasë ato do të shkojnë në harmoni me zhvillimet e tjera teknollogjike, digjitale dhe të inteligjencës artificiale. E rëndësishme është rregullimet ligjore dhe nënligjore të vijnë në kohë dhe tu paraprijnë këtyre zhvillimeve.

 

 

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV