“Murtaja e minjve” bën kërdinë në Australi, dy vjet luftë për t’iu rikthyer normalitetit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Australia është duke u përballur me një situatë të pazakontë sa i përket shtimit të beftë të numrit të minjve në vend. Mijëra fermerëve u janë shkatërruar të mbjellat, ndërsa të tjerë refuzojnë të merren me bujqësi aktualisht deri në përfundimin e asaj që qeveria australiane e ka quajtur si “murtaja e minjve”.

Miliona syresh kanë pushtuar zona të mëdha të vendit duke shkatërruar gjithçka që gjejnë para, ndërsa qytetarët ndjehen të frikësuar. Autoritetet i tremben gjithashtu shpërndarjes së sëmundjeve nga minjtë e shumtë që gjenden në vend.

Ekspertët e lidhin këtë numër të pazakontë minjsh me reshjet e shumta të vitit të shkuar, të cilat sipas tyre ndikuan në shtimin e popullatës së minjve.

Autoritetet vlerësojnë se qeverisë tashmë do t’i duhet të luftojë dy vjet me minjtë për të rikthyer situatën në normalitet.


Të fundit

“Murtaja e minjve” bën kërdinë në Australi, dy vjet luftë për t’iu rikthyer normalitetit

Australia është duke u përballur me një situatë të pazakontë sa i përket shtimit të beftë të numrit të...

Ja në cilën datë do të votohet shkarkimi i presidentit Meta në parlament

Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut...

Libri i Adolf Hitlerit do të botohet më 2 qershor, ja çmimi i tij

Një libër i lig, por thelbësor. Me këtë filozofi, Mein Kampf , vepra e Adolf Hitlerit, do të botohet më 2 qershor në Francë,...

Dyqind plumba në drejtim të tij/ Vritet shefi i policisë, pamjet nga vendi i ngjarjes (Foto)

Shefi i policisë në shtetin veriperëndimor Sinaloa të Meksikës, Joel Ernesto Soto, është vrarë teksa po udhëtonte për në kryeqytetin e shtetit, Culiacán. Sipas mediave...

Punonjësi i Ujësjellësit të Delvinës gjendet i pajetë në vendin e punës, ja për çfarë dyshohet

Një punonjës i Ujësjellësit të Delvinës është gjetur i pajetë në mjediset e punës. Bëhet fjalë për shtetasin Luan Mushi, 50 vjeç, banor i...

Lajme të tjera

Web TV